Këngë e valle shqiptare në mes të Londrës. Kështu po e festojnë emigrantët shqiptarë festën e pavarësisë së Kosovës.
BalkanWeb ka siguruar pamje nga festa e shqiptarëve në rrugë, të cilët përveç valleve, në nderim të kësaj feste kanë marrë edhe flamurin kombëtar shqiptar, kuq e zi dhe atë të Kosovës.
Ndërkohë që festimeve nuk i kanë munguar as fishekzjarrët apo dhe paradat me makina luksoze.


