Kryeministri Edi Rama tha se lista e PS do të ketë supriza ndërsa theksoi se i fundit në listën e Tiranës, që përkon me emrin e Tahir Muhedinit, ish-deputet i PDIU.
Kjo lëvizje është përshëndetur nga Kreshnik Spahiu i cili shkruan se Themeluesi i lëvizjes çame, Tahir Muhedini, refuzoi të jetë në koalicion me grekët.
Në një status në Facebook, Spahiu shprehet se është krenar me të që nuk e shiti kauzën kombëtare.
Postimi i plotë
“Patriot lind, nuk bëhesh: Themeluesi i lëvizjes çame Tahir Muhedini refuzoi koalicionin me grekët dhe Aleancën e Qelbësirave.
Jam krenar që miku im, nuk e shiti kauzën tonë kombëtare dhe tokën e tij amtare Çamërinë.
Ai mu gjend pranë në ditët e para të lëvizjes Kuqezi dhe unë i bëj thirrje miqve të mi por edhe mediave ta mbështesin këtë patriot të paepur kundër tradhtarve që u shitën tek Athina.
(Foto 2012: Në ditët e themelimit Aleancës Kuqezi dhe PDIU)”, shkruan Spahiu.
Kujtojmë që Tahiri Muhedini vendosi të jetë në listën e PS-së në Tiranë, edhe pse shumë poshtë në renditje.


