• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Patozi: Gazetarë, kështu mund të hakmerreni ndaj Ramës
Home
Shqipëri

Patozi: Gazetarë, kështu mund të hakmerreni ndaj Ramës

25 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Demokrati Astrit Patozi e ka cilësuar një shfaqje të shëmtuar reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Patozi theksoi se ka vetëm një mënyrë për t’u ‘hakmarrë’ ndaj Ramës dhe kësaj qeverie të korruptuar. Mes të tjerash ai u sugjeroi gazetarëve që t’i tregojnë vendin asaj që ai e cilëson ‘race politikanësh, jo duke u lënë fushën e lirë, sepse ashtu mbase do të përmbushnin pa dashje dëshirën e abuzuesve të tyre’.

MËNYRA E VETME PËR T’U “HAKMARRË NDAJ RAMËS
Një kryeministër që fyen gazetarët është një shfaqje e shëmtuar që ta shpif, por kjo jo domosdoshmërisht e nxjerr atë jashtë misionit të vet. E patë besoj sot që më shumë u fol për sharjet e Edi Rames pas seancës, sesa për atë që ndodhi në sallën e parlamentit?
Kurse një gazetar që bojkoton kryeministrin, mund të prodhojë vërtetë spektakël publik, por kjo e nxjerr atë jashtë misionit të shtypit.
Sipas meje, ka vetëm një mënyrë për t’u “hakmarrë” ndaj qeverive arrogante dhe të korruptuara. Të informosh çdo ditë, çdo orë dhe çdo minut për të vërtetat përvëluese, që i nxjerrin ato zbuluar. Ku padyshim përfshihen edhe “shpërthimet” spontane ose të paramenduara të çdo politikani kundër shtypit.
Gazetarët dhe zyrtarët e lartë nuk kanë një garë të etikës së komunikimit me njëri-tjetrin, por i bashkon, po aq sa i ndan, shumë më tepër se kaq.
Ndaj, pa dashur të futem fare në një punë që nuk më takon, do t’u sugjeroja gazetarëve që t’i tregojnë vendin kësaj race politikanësh, jo duke u lënë fushën e lirë, sepse ashtu mbase do të përmbushnin pa dashje dëshirën e abuzuesve të tyre.
Por duke iu ngjitur mbrapa në çdo çast për t’i treguar publikut se çfarë ata janë realisht. Pa u kompleksuar kurrë nga fyerjet e tyre, të cilat ka raste kur ngjajnë me atë bezen e kuqe, që shërben për të marrë vëmendjen e demave.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Danilo ‘tradhëton’ Ronaldon, vlerëson Messin
Previous article Suarez: Ja ku do të transferohet Neymar pas dy vitesh

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT