• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASURIA E PLOTË/ Prokurorja Fatjona Memçaj shpallet e “pastër”. Kalon me sukses Vetingun
Home
Aktualitet
Drejtësi

PASURIA E PLOTË/ Prokurorja Fatjona Memçaj shpallet e “pastër”. Kalon me sukses Vetingun

3 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall të “pastër” prokuroren pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, e cila ka kaluar me sukses në sitën e vetingut. Kështu ajo konfirmohet si prokurore në Gjykatën e Apelit Tiranë. Trupa gjykuese për ket rast ishte e përbërë nga; Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, për t’u njohur me rezultat e kontrollit të saj, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

ILDKPI ka paraqitur një raport për prokuroren me konstatimin se ka deklarim të skatë me burime të ligjshme dhe s’ka kryer fshehje pasurie dhe as ndonjë deklarim të rremë.

KPK është shprehur se ka kryer një hetim të thelluar administrativ për pasurinë e prokurores.

Prokurorja ka deklaruar një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motorr Vespa dhe llogaritë bankare.

Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.

Për sa i përket analizës profesionale, ndaj saj ka dy denoncime nga qytetarët.

Sipas KPK-së prokurorja ka qenë bashkëpunuese gjatë procesit të vettingut.

Vetë prokurorja Fatjona Memçaj është shprehur: “Rezultatet e verifikimit të vettingut për mua janë korrekte. Nuk kam kontestim. Kërkoj të rikonfirmohem në detyrë”.

Vendimi KPK-së për Memçajn do të merret më 3 maj.

Memçaj deklaron se ka dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është me vetëm 20 % pronare. Nga viti 2004 dhe në vazhdim, prokuroja nuk deklaron asnjë pasuri tjetër të paluajtshme. Ndërkaq, së bashku me bashkëshortin e saj, Dashamir Alsula, deklarojnë disa makina, por në vlera nën 6 mijë euro. Nga viti 2003 deri në vitit 2016, kanë ndërruar 9 makina. Ata deklarojnë makinë me vlerë 250 000 lekë në 2003, makinë Volkswagen 350 000 lekë në 2004, makinë Volkswagen 220 000 lekë në 2004, makinë Volkswagen 150 000 lekë në 2005, makinë Opel 375 000 lekë në 2006, Golf 4 6 mijë euro në 2008, makinë tip Smart 2 mijë euro në 2009, makinë benz 800 000 lekë në 2011 dhe makinë Audi 2 500 euro në 2015. Prokuroja Memçaj deklaron mesatarisht 2 mijë euro kursime vjetore nga pagat.

Ndërkaq, përveçse si prokurore, zonja Memçaj, pas vitit 2018, ka punuar në disa institucione publike dhe private. Konkretisht Fatjona Memçaj ka ushtruar këto detyra: Drejtore e Drejtorisë Juridike në Institucionin e Republikës 2008-2013, mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënie në Universitetin Beder, drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe prokurore pranë Prokurorisë së Apelit nga viti 2013 e në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shikoni si duket Sabiani pa flokët e gjatë, të verdha dhe kaçurrela. Ndryshim drastik! (FOTO)
Previous article Kështu do të caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve...

Redaktor2

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT