SPAK ka konfirmuar sekuestrimin e kryer nga operacioni ‘Forca e ligjit’ për Altin dhe Leonard Hajrin në kushtet e emergjencës duke i dorëzuar ato në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, për t’i sekuestruar. Sekuestrot ndaj Altin Hajrit dhe Leonard Hajrit, të njohur për publikun si pjesë e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, u bënë në kushtet e emergjencës me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ishin të parat që përfunduan në ‘rrjetën’ e OFL.
Lista e pronave që do t’i nënshtrohet sekuestros me urdhër nga Gjykata e Posaçme janë 3 objekte në emër të Altin Hajrit dhe një objekt në emër të vëllait të tij Leonard Hajrit.
1-Kompleksi ‘Golden Resort’, me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit
2-Karburanti ‘ALT-OIL 2018’ me adresë Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit
3-Vilë dykatëshe e cila ndodhet në fshatin Pezë, Shijak, Durrës, në pronësi të Altin Hajrit
4-Një vilë 4-katëshe në fshatin Pezë, Shijak, Durrës, në pronësi të , Leonard Hajrit
Këto prona janë dërguar tashmë në Gjykatë nga SPAK ku pritet konfiskimi i tyre. Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga qeveria, pronat e sekuestruara mund të përdoren nga shteti edhe pa u vendosur sekuestrimin e tyre më urdhër të gjykatës.
Altin Hajri dhe Leonard Hajri ishin pjesë e rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Jan Prengës më 17 janar 2020, ndërsa kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e krimit. Leonard Hajri u arrestua së bashku me të atin dhe persona të tjerë të përfshirë në rrëmbim, ndërsa Altin Hajri është ende në kërkim nga policia.