• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASURIA DHE APARTAMENTI NË TIRANË”/ Shkarkohet kreu i kushtetueses, Bashkim Dedja
Home
Aktualitet
Drejtësi

“PASURIA DHE APARTAMENTI NË TIRANË”/ Shkarkohet kreu i kushtetueses, Bashkim Dedja

17 December, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

KPA ka vendosur sot shkarkimin nga detyra te Bashkim Dedjas, kreut te Kushtetueses. Vendimi vjen pas ankeses se ONM-se.

Kujtojme se KP ankimoi vendimin e KPK, vetem pak kohe, pasi ky i fundit vendosi se gjyqtari e kalonte testin e vetingut.

Problem eshte pasuria, dhe debati eshte bere per burimin e blerjes se nje apartamentj ne Tirane. Per apartamentin ne Tirane, gjyqtari kishte deklaruar si burim te ardhurash, nje borxh nga i vellai qe punonte emigrant ne Greqi, mirepo nga verifikimet ka dale se vellai ne kohen kur pretendohet se ka dhene borxhin, ka qene vete kredimarres.

Fill pas vendimit te KPK, ONM depozitoi kërkesen dhe argumentet përkatëse  në lidhje me ankimin kundër vendimit të Komisioni të Pavararur të Kualifikimit për Dedjan.

Gjyqtari Bashkim Dedja i cili kaloi vettingun, u perball edhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u regjistrua çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Trupi gjykues i caktuar me short ishte i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:        Ardian Hajdari

Relator:            Luan Daci

Anëtarë:          Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ankimimi i ONM

Më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DATA E RËNDËSISHME"/ Loredana zbulon më në fund kur do të vijë në jetë vogëlushja (FOTO)
Previous article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Erion Veliaj i falenderon të gjithë për urimet me portretin familjar

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT