• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASURI MILIONA EURO TË FSHEHURA PAS PENSIONISTËVE/ “Anti KÇK” nis punën në 7 qytete, janë indetifikuar mbi 60…
Home
Aktualitet
Kronikë

PASURI MILIONA EURO TË FSHEHURA PAS PENSIONISTËVE/ “Anti KÇK” nis punën në 7 qytete, janë indetifikuar mbi 60…

2 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Tirana, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë janë qytetet ku Njësia Speciale Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të paktët ‘anti-KÇK’ do të nis goditjet e para.

Burime për Report Tv nga kjo njësi bënë me dije se përgjatë periudhës përgatitore janë identifikuar mbi 60 pasuri të shtrira në këto qytete që arrijnë vlera nga 200 mijë euro e deri në 10-15 milion euro me prejardhje nga aktivitetet kriminale, të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.

Njësia nën vartësin e policisë së shtetit e cila do të jetë aktive në terren deri më 31.12.2020 fokus të saj do të ketë ndjekjen e parasë për të arritur tek bosët reale që fshihen pas tyre por në terren kanë pronar fiktiv.

Shumica e këtyre pasurive sqaruan burimet i përkasin adoleshentëve të cilët s’kanë punuar një ditë në jetën e tyre apo personave 70-75 vjeç të cilët të ardhur kanë vetëm pensionin por rezultojnë milioner duke mos justifikuar shpenzimet e kryera në këto investime.

Këto kompani të verifikuara më herët shtrihen në fushën e ndërtimit, shërbimeve, hidrosanitareve, hoteleri turizëm dhe linjat e transportit të udhëtarëve treguan disa prej agjentëve të OFL për Report Tv.

Çdo personi të cilit do ti vendoset sekuestro preventive afati i lënë nga shteti për të justifikuar me fatura, transaksione burimin e ligjshëm të pasurisë do të jetë 30 ditë në të kundërt ajo më pas me miratimin e gjykatës do të kaloj për llogari të shtetit me konfiskim.

Ndërsa ata zyrtarë lokal përfshi hipotekat, tatimet, zyrën e pastrimit të parave që do të refuzojnë të zbatojnë vendimet e marra në kuadër të operacionit për gjurmimin e parave do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra, sakson akti normativ tashmë në fuqi.

Pjesë e kësaj njësie speciale do të jenë nga trupat më të mirë speciale që ka policia e shtetit deri tek ekspertët e krimeve kompjuterike, ekonomike dhe ata të përdorimit të teknologjive të avancuara të komunikimit, vëzhgimit dhe ndjekjes në terren, ndërsa selia e tyre është pranë repartit RENEA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENCA E THOT TROÇ SE ÇFARË I PËLQEN TEK NJË MASHKULL/ Marina qesh me të madhe (FOTO+VIDEO)
Previous article "SFIDON" VLADIMIR PUTIN/ Pompeo: SHBA gati të furnizojë Bjellorusinë me naftë e gaz

k.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT