• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi
Home
Aktualitet
Kronikë

PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi

7 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë Domingo Romillo Iriarte, Mihaela Munteanu Manole, Alvaro Romillo Castillo dhe Doris Pere. Sipas SPAK, tre të parët akuzohen për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa Doris Pere akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, të pandehurit kanë krijuar në vitin 2024 tre shoqëri tregtare në Shqipëri “Wingwort” sh.p.k., “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k. të cilat, sipas organit të akuzës, nuk kanë ushtruar aktivitet real ekonomik, por janë përdorur për të futur në qarkullimin financiar fonde me origjinë të dyshuar kriminale.

SPAK thotë se hetimet kanë zbuluar transaksione bankare me vlera të larta, fatura të dyshuara si fiktive, transferta ndërkombëtare dhe pagesa pa dokumentacion justifikues. Në qendër të hetimit ka qenë edhe aktiviteti i shoqërisë “Wortend”, e cila dyshohet se ka kryer qarkullime financiare të pajustifikuara me aktivitetin e deklaruar.

Prokuroria ka evidentuar gjithashtu blerjen e dy pasurive të paluajtshme në zonën e Dhërmiut, me sipërfaqe totale 23.16 hektarë dhe vlerë të deklaruar 1.6 milionë euro. Sipas ekspertizës, vlera reale e tregut ka qenë më e lartë se ajo e deklaruar në kontratat e shitblerjes.

Nga hetimet rezulton se Domingo Romillo Iriarte dyshohet se ka drejtuar skemën, duke administruar kompanitë dhe duke orientuar lëvizjen e fondeve dhe investimet. Ndërsa Mihaela Munteanu Manole dhe Alvaro Romillo Castillo dyshohet se kanë ndihmuar në funksionimin e skemës përmes roleve të tyre në shoqëritë tregtare, ndërsa Doris Pere përmes veprimeve administrative, bankare dhe organizative në Shqipëri.

SPAK bën me dije se gjatë hetimeve ka bashkëpunuar edhe me autoritetet spanjolle, ku disa prej të pandehurve rezultojnë nën hetim edhe për vepra të tjera penale, përfshirë mashtrimin.

Ndaj pasurive në pronësi të Domingo Romillo Iriarte, Alvaro Romillo Castillo dhe Mihaela Munteanu Manole është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, ndërsa Prokuroria vlerëson se provat e mbledhura janë të mjaftueshme për kalimin e çështjes për gjykim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes
Previous article SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe… Aktualitet

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj Aktualitet

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT