• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASTROI 133 MILIONË DOLLARË/ SHBA kërkon ekstradimin e biznesmenit turk nga Austria
Home
Nderkombetare

PASTROI 133 MILIONË DOLLARË/ SHBA kërkon ekstradimin e biznesmenit turk nga Austria

22 June, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë ekstradimin nga Austria të një biznesmeni turk, për t’u përballur me drejtësinë amerikane në shtetin Jutah (Utah) nën akuzat për pastrim parash dhe mashtrime në procesin e transferimit elektronik të parave, tha të hënën Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Sezgin Baran Korkmaz pastroi më shumë se 133 milionë dollarë të ardhura nga mashtrimet, përmes llogarive bankare që ai kontrollonte në Turqi dhe Luksemburg, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Drejtësisë.

Sipas deklaratës, zoti Korkmaz u arrestua në Austri të shtunën pas një kërkese të drejtësisë amerikane, pas zbardhjes së një padie të re që e akuzon atë për pastrim parash, mashtrime në transferimin elektronik të parave dhe pengim të një procedure zyrtare. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të identifikonte avokatin e tij për komente.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Biznesmeni po hetohet gjithashtu edhe në Turqi. Prokurorët turq arrestuan në dhjetor 10 drejtues që punonin në kompanitë e Korkmaz-it, pasi Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare të Turqisë (MASAK) tha se kompanitë ishin përdorur për pastrim parash, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

 

 

Ambasadori turk në Austri i tha agjencisë së lajmeve “Dogan News” të dielën se Korkmaz u arrestua të shtunën në një qytet rreth 260 kilometra nga Vjena dhe se Turqia kishte filluar me autoritetet austriake një proces ekstradimi. Diplomacia turke nuk iu përgjigj telefonatave për të komentuar mbi rastin. Ende nuk është e qartë se ku do të ekstradohet Korkmaz-i. Besohet se ai u largua nga Turqia në dhjetor para se të bëheshin arrestimet.

Prokurorët amerikanë thonë se të ardhurat atij e kanë zanafillën tek një skemë mashtrimesh ku ai përfitoi më shumë se 1 miliard dollarë duke mashtruar me taksat për prodhimin dhe shitjen e naftës që njihet si “biodiesel” nga kompania Washakie Renewable Energy LLC në shtetin Jutah (Utah). Kompania nuk iu përgjigj telefonatave për koment.

Dyshohet se Korkmaz dhe rrjeti i tij përdorën fitimet nga skema e mashtrimit për të blerë kompaninë ajrore turke Borajet, hotele në Turqi dhe Zvicër, një jaht me emrin Mbretëresha Anne dhe një vilë dhe një apartament në Bosfor të Stambollit, thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ ITALISË PËR "EURO 2020"/ Alaba: Duam të ëndërrojmë. Ekipi i Mancinit na mrekulloi në grupe, por…
Previous article MERKATO E VERËS/ Pejiç bën goditjen e parë, Kukësi firmos me një sulmues kroat...

F.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT