Prestigjozja britanike The Times i ka kushtuar një shkrim abuzimit me firmat e pastrimit të parave në Mbretërinë e Bashkuar, dhe në qendër të këtij shkrimi janë hetimet ndaj një kompanie skoceze e cila dyshohet se ka financuar fushatën e Lulzim Bashës.
The Times shkruan se ministrat britanikë janë akuzuar si “jo serioz” në lidhje me goditjen e ndërmarrjeve fantazmë pasi një firmë skoceze doli në qendër të një skandali të madh lobimi dhe që kishte injoruar rregullat e reja të transparencës.
Në artikull thuhet se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka rritur presionin për të ndaluar abuzimin e partneriteteve të kufizuara skoceze, ose SLP, nga subjektet e përfshira në korrupsion shumë-miliardë dollarësh, shitjen e armëve dhe çështjet e pastrimit të parave në ish-Bashkimin Sovjetik, Afrikë dhe Amerikën Latine. Por deri tani reforma e vetme ka konsistuar, shkruan ajo, në detyrimin për emërimin e pronarëve të rregullt në krye të këtyre kompanive.
The Times britanik ka zbuluar një SLP, pra kompani skoceze me partneritet të kufizuar e cila është vendosur në qendër të hetimeve për financimin e fushatës së kryedemokratit Lulizm Basha, udhëheqësi i opozitës së Shqipërisë, që ka shkelur rregullat e cituara më sipër.
Edhe në foton kryesore të lajmit, The Times shkruan se një firmë skoceze është nën hetim për lidhjet e dyshuara me politikanin shqiptar Lulzim Basha, për financimin e fushatës së tij.
Në vijim newsbomb.al do t’ju informojë më tepër rreth këtij hetimi ndaj kompanisë skoceze, e dyshuar për financimin e fushatës së kryedemokratit Lulzim Basha.