• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 December, 2019
AlpeNews

Tirana, Albania

12 December, 2019
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASTRIMI I DURRËSIT PAS TËRMETIT/ Rama: Inertet do çohen në Porto Romano. Të përfundojë para Vitit të Ri
Home
Politikë

PASTRIMI I DURRËSIT PAS TËRMETIT/ Rama: Inertet do çohen në Porto Romano. Të përfundojë para Vitit të Ri

2 December, 2019 bora.autor Breaking News, Politikë

Pas takimit me qytetarët në terren, kryeministri Edi Rama ka qenë në qendrën e Emergjencave në Durrës ku ka dhënë të tjera porosi.

Rama ka kërkuar që inertet që do të hiqen nga banesat e pallatet e prishura të çohen në Porto Romano ku ka filluar tashmë puna për ndërtimin e një parku, ndërsa kërkoi që Durrësi të pastrohet para Vitit të Ri.

“Tani, disa gjëra që duhet nesër të jenë në tavolinë. E para lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet të cilat janë me dëme por janë nga pikëpamja strukturore ok, për të cilat grupet thonë që ky riparohet. Këta do thirren të gjithë dhe do iu thuhet bëhu gati do i riparosh një për një, jo si të thuash ti po si të themi ne, me gjithë parametrat teknikë me supervizion tek koka, çdo gjë. Unë dua nesër në darkë informacion kush janë këta dhe ku janë këta. Se mund të ketë ndonjë që nuk është këtu, ndonjë që bën si i falimentuar ose është i falimentuar, nuk ka rëndësi. Listat dhe personat dhe gjëja e parë ti që e ke marrë detyrën dhe do drejtosh bashkinë deri në zgjedhje, do i thërrasësh ti. Pallatet që janë minus, që janë negativ, pra ky nuk bëhet, do shemben por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit me pikat ku janë inertet. Do ta pastrojmë para Vitit të Ri komplet. Siç u pastrua Lana me kuadrate. Kompanitë e ndërtimit do t’i thërras unë ky është kuadrati jot, shko pastroje. Tjetra, inertet do të depozitohen të gjitha në Porto Romano. Do çohen inertet dhe do fillojë menjëherë projekti ta heqim atë fushë plehrash e ta bëjmë park komplet atje siç bëhen në botë nga këto inerte parqe, ne e kemi filluar punën tani me këtë rast edhe inertet dhe parkun dhe fitojmë parkun”, deklaroi Rama.

Ai ka kërkuar hartën e tokës shtetërore pranë Universitetit, ku me sa duket do të ketë ndonjë ndërtim për banorët e prekur nga tërmeti. Po kështu kryeministri tha se në çdo vend ku ka njerëz do ketë 2 punonjës bashkie për t’iu shpjeguar.

“Dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e Universitetit, ka një tokë aty ngjitur me zonën ekonomike, dua hartën me të gjitha të dhënat, hapësira. Nesër i dua të gjitha këto. Nga nesër në mëngjes, të gjithë punonjësit e administratës do bëjnë atë që bënte ajo goca, që kishit çuar që shpjegonte. Në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, jo një se e marrin përpara, dy persona gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje të durojnë dhe t’u shpjegojnë me qetësinë më të madhe. Pjesa e akomodimit, mos i vononi kush vjen, të regjistrohet dhe është realisht një person që ka probleme që nuk banon dot në shtëpi ta çojmë në hotel, por duhet të jetë i verifikuar.”, deklaroi kreu i qeverisë”, deklaroi kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUEL NË SHKRETËTIRË"/ Pamjet spektakolare, ja stadiumi ku do të zhvillohet revanshi Joshua-Ruiz (VIDEO)
Previous article E ÇUDITSHME NGA ITALIA/ Klubi i Serisë A një hap larg rikthimit të trajnerit që e shkarkoi para 1 muaji... (FOTO)

bora.autor

Postime të ngjashme

AMNISTIA E FUNDVITIT/ Ministrja e Drejtësisë tregon kategoritë që përfitojnë Breaking News

AMNISTIA E FUNDVITIT/ Ministrja e Drejtësisë tregon kategoritë që përfitojnë

NGRITJA E SPAK "SHKRIN" KRIMET E RËNDA/ Gent Ibrahimi: Kreu i Prokurorisë së Posaçme do vlerësohet mbi 7 kritere Aktualitet

NGRITJA E SPAK "SHKRIN" KRIMET E RËNDA/ Gent Ibrahimi: Kreu i Prokurorisë së Posaçme do vlerësohet mbi 7 kritere

"TRADHËTIA PAGUHET VETËM ME VDEKJE"/ Shqiptari që "THERI" me thikë guan në ANGLI, shpallet fajtor. Të hënën... Aktualitet

"TRADHËTIA PAGUHET VETËM ME VDEKJE"/ Shqiptari që "THERI" me thikë guan në ANGLI, shpallet fajtor. Të hënën...

Facebook Comments

Sondazh

VOTONI. Cili është personazhi i vitit 2019:

MERO BAZE/ Videomania dhe mitomania e Ilir Metës Blog

MERO BAZE/ Videomania dhe mitomania e Ilir Metës

ARTUR AJAZI/ Përse gjyqi ndaj Salianjit e Babales, nuk është politik Blog

ARTUR AJAZI/ Përse gjyqi ndaj Salianjit e Babales, nuk është politik

MENTOR KIKIA/ Këta që u varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë fotografi… Aktualitet

MENTOR KIKIA/ Këta që u varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë fotografi…

ILIR YZEIRI/ “Babalja” fundosi “modelin” e ri të politikës së vjetër Blog

ILIR YZEIRI/ “Babalja” fundosi “modelin” e ri të politikës së vjetër

FRROK ÇUPI/ Pse Lul Basha po i çon shokët në burg? Blog

FRROK ÇUPI/ Pse Lul Basha po i çon shokët në burg?

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT