• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRIM PARASH PËRMES…/ Mediat belge: Nipi i deputetit shqiptar, pjesë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt BE-së
Home
Breaking News

PASTRIM PARASH PËRMES…/ Mediat belge: Nipi i deputetit shqiptar, pjesë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt BE-së

21 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth një vit më parë, prokurorët gjermanë do të çuditeshin kur morën dëshminë e një qytetari: Në kutinë e bananeveqë bleva në një dyqan frutash më kanë ardhur edhe këto pako!

Kutia e bananeve kishte 3 “bukë” kokainë! Ata nisën hetimet dhe kuptuan që i zoti i supermarketit nuk kishte asnjë dijeni.

Nisën mbajtjen nën vëzhgim të të gjithë personave që shkonin në atë dyqan për të marrë kuti bananesh. Mësuan se tre prej tyre ishin shqiptarë. Policia dhe Prokuroria gjermane nisen kërkimet nëpër disa dyqane me profil të tillë dhe kuptuan se trafikantët e kokainës kishin bërë shpikjen e radhës.

Droga shpërndahej në çdo qytetet nëpërmjet arkave të bananeve që më pas i merrnin njerëzit e tyre për t’i shpërndarë!

Këtu ka nisur edhe gjurmimi i një personi të njohur në vendin tonë, jo vetëm për shkak të bëmave të tij, por dhe të qenurit nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja!

Bëhet fjalë për Ramazan Rrajën, për të cilin Prokuroria belge ka kërkuar të dënohet 8 vjet. Ai gjendet në grup me një letonez dhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe një kushëri të tijin.

MEDIAT VENDASE

Mediat belge shkruajnë se një letonez dhe dy shqiptarë, Rraja së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore, si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro. Sipas Prokurorisë belge biznesmeni letonez në nëntë muaj kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Europës, por edhe në Kolumbi, Ekuador si edhe Republikën Dominikane.

Ndërkohë nga operacioni i kryer për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, Policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora “Richard Mille” që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë. Rraja shfaqej në foto edhe teksa ngiste “Ferrari”-n dhe “Lamborghini”- n, si dhe tregonte paratë e shumta që fitonte.

Ndërkaq, kreu i bandës Kaspars N. investoi një pjesë të të ardhurave në “Ké Group”, një zinxhir dyqanesh perimesh, duke përfshirë Pokerrito në Nationalestraat në Antwerp.

HETIMI DHE PËRGJIMET

“Antwerp”-i është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, Policia atje mori një denoncim nga një supermarket ku përveç bananeve gjetën edhe kokainë në kuti.

Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem afër Antwerpit të Belgjikës. Sipas prokurorit, biznesmeni letonez ishte një trafikant ndërkombëtar teksa kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Dominikane.

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem, duke përgjuar disa telefonata rresht. Në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (buka përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë) në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro.

Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, dokerë të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar që “mbyllte njërin sy”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 19 ANËTARË TË EKUIPAZHIT NË BORD/ Autoritetet greke do të lirojnë cisternën ruse të sekuestruar
Previous article PËRDHUNOI TË MITURËN/ Bajram Tusha thyen arrestin shtëpiak, futet sërish në probleme me drejtësinë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT