• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRIM PARASH/ Cilat janë pasuritë që iu sekustruan vëllezërve Çilotaj… (ZBARDHET DOSJA)
Home
Breaking News

PASTRIM PARASH/ Cilat janë pasuritë që iu sekustruan vëllezërve Çilotaj… (ZBARDHET DOSJA)

3 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndonëse janë proceduar që prej vitit 2010 për vjedhje në bashkëpunim të naftës së Albpetrolit dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Vladimir Çilotaj dhe vëllai i tij, Shpëtim Çilotaj, kanë mundur të vazhdojnë aktivitetet e tyre dhe të administrojnë dhjetëra prona të paluajtshme, troje, automjete luksoze në vlerën e disa milionë eurove, pasuri që gjenden në disa qarqe të vendit.

Nga të dhënat e dosjes penale në ngarkim të vëllezërve Çilotaj që ka arritur të sigurojë “News24”, mësohet se ata zotërojnë shumë apartamente dhe dhjetëra banesa në Fier, Vlorë, Tiranë, Durrës e Sarandë.

Prokuroria e Fierit ka konstatuar edhe dhjetëra troje në Fier, Tiranë e Vlorë. Por, nga hetimet është konkluduar se pjesa më e madhe e pasurive të Çilotajve janë bllokuar nga bankat e nivelit të dytë, ku ata kanë marrë shumë kredi, ku vetëm në njërën prej tyre mësohet të kenë marrë një kredi prej 700 mijë eurosh.

Rreth 100 apartamente e banesa, trojet dhe rreth 31 automjete të llojeve të ndryshme janë sekuestruar me vendim gjykate ditën e premte. Gjithashtu, është sekuestruar edhe kompania “Ladi 2008”, magazinat ku u zbulua laboratori i drogës rreth një muaj më parë, rafineria e naftës dhe stani në Seman të Fierit.
Nga hetimet është konkluduar se që prej vitit 2010, Cilotajt kishin ngritur një skemë të pastrimit të parave me anë të rafinerisë së naftës. Vladimir Cilotaj u arrestua në fillim të vitit 2011 së bashku me ish-shefin e komisariatit të Patosit, Gerjan Kondi, pasi u akuzuan për vjedhje të naftës bruto nga puset dhe depozitat e Albpetrolit.

Edhe pse atëherë u hetuan për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, bizneset e familjes Çilotaj e vazhduan aktivitetin e tyre, deri në zbulimin e laboratorit të drogës që sapo ishte ndërtuar në magazinat në lagjen Mbrostar të qytetit të Fierit dhe kapjen e gomones në stanin e tyre. Në këtë laborator me sipërfaqe 300 metër katrorë, dyshohet se vëllezërit Çilotaj do të kultivonin lëndë narkotike të llojit canabis sativa, ku kishin siguruar edhe infrastrukturën e nevojshme për trafikimin e drogës drejt Italisë.

Ndërkohë, prokuroria ka proceduar edhe persona të tjerë që dyshohen të kenë bashkëpunuar me vëllezërit Çilotaj në pastrimin e parave.

Një ditë më parë policia njoftoi ndalimin e Xhevair Trokës, pasi dyshohet se në pikën e këmbimit valutor që administrohet prej tij, vëllezërit Çilotaj duke bashkëpunuar me Xhevair Trokën, kanë kryer transaksione në vlera të mëdha monetare me qëllim legalizimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje se me vendimin nr.62, datë 01.06.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar në mungesë, masën e sigurimit “Arrest ne burg” dhe “Ndalim te përkohshëm për të ushtruar veprimtari të caktuar profesionale ose afariste” për shtetasit: Shpëtim Cilotaj (Shperdheja), banues në Fier; Vladimir Cilotaj (Shperdheja), banues në Fier; Xhevahir Troka, banues në Fier.

Gjithashtu, u njoftua edhe caktimi i masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim të përkohshëm për të ushtruar veprimtari të caktuar profesionale ose afariste” për shtetasit: Agur Lazer Cilotaj, lindur dhe banues në Fier, dhe Jonida Cilotaj, lindur dhe banuese në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Higuain, transferimi i madh i skuadrës nga La Liga
Previous article Josep Bartomeu: Ousmane Dembele nuk largohet, është investim gjigant i yni!

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge Aktualitet

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme Aktualitet

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai Aktualitet

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT