Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka quajtur progres raportin e publikuar dje nga Komisioni Evropian, si më të mirin ndonjëherë për Shqipërinë dhe ka shprehur bindjen se “brenda vitit 2019 do të hapen negociatat e vendit tonë me BE”.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Balla numëroi arritjet e evidentuara në raport, duke veçuar si sukses të padiskutueshëm, Reformën në Drejtësi.
“Pavarësisht rëndësisë së vendimit të djeshëm, dua shumë të jem i sinqertë me të gjithë ju dhe kolegët e opozitës. Për ne ishte konfirmim dhe pasqyrim real i punës sonë drejt aspiratës për anëtarësim në BE. Koincidence është fakti që publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane që tregon se ky proces është edhe politik. Edhe vjet u mor ky vendim, por Këshilli Europian vendosi shtyrjen se vendimmarrja aty është mbi të gjitha politike. Secila nga 28 vendet do japë gjykimin e saj politik. Atë e ndikojnë shumë faktorë. Progres-raporti është i bazuar në fakte, punë të kryera, ndonëse de jure nuk i hapi negociatat siç u rekomandua në qershor. Shqipëria vijoi punën e saj me procesin screening. E them nga eksperienca 14 vjecare në kuvend se ky ishte raporti më i mirë në këto vite. Shpreh bindjen se brenda vitit 2019 Shqipëria do të hapë negociatat po e them pavarësisht opozitës rrugore që shkon në kah të kundërt me interesat e vendit. Në 2019 do jemi të gjithë krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë këtu. Pavarësisht se opozita u mundua me çdo kusht të minonte rrugën e integrimit të shqiptarëve. Ata s’kanë rreshtuar asnjë ditë të vetme të pengojnë punën e reformës në drejtësi”,- tha Balla.
Nje pergjigje u ka dhene Balla edhe akzuave se vendi eshte pa Gjykate Kushtetuese, qe e tha edhe presidenti Meta. “Si ta mbanim gjykatën kushtetuese me shejtanin brenda?”- tha Balla.


