• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT NGA MOTI I KEQ/ Shtyhet rinisja e procesit mësimor në Kosovë
Home
Rajon

PASOJAT NGA MOTI I KEQ/ Shtyhet rinisja e procesit mësimor në Kosovë

11 January, 2026 s.autor Rajon

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) raportoi për vërshime në disa pjesë të Kosovës, teksa shtoi se me nisjen e reshjeve të borës, zbutet rreziku nga vërshimet. Raporti i publikuar më 11 janar lidhur me situatën me vërshime në Kosovë përfshin periudhën nga ora 22:00 e natës paraprake deri në orën 08:00 të së dielës. .

Për shkak të vërshimeve, Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi të ndarë, shtyu për dy ditë, përkatësisht për 14 janar nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës. Ndërkaq, drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë tha se ka vendosur që ta shtyjë rinisjen e mësimit deri më 19 janar. Ministria e Arsimit veçse ka shtyrë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për 12 janar, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Në Mitrovicë, pas reshjeve të shiut është rritur niveli i lumenjve dhe autoritetet kanë konstatuar se ka rrezik që lumi Sitnica të dalë nga shtrati.“Është paraqitur kërkesë urgjente pranë Qendrës së Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për angazhimin e FSK-së”, tha AME-ja.

Sipas njoftimit, operacioni për parandalimin e daljes së lumit nga shtrati ka përfunduar me sukses në orën 05:30 dhe “; janë vendosur rreth 200 metra mur mbrojtës me thasë zalli”.

Në Pejë, ndërkaq, janë rrezikuar pesë shtëpi nga vërshimet dhe aty është intervenuar. Në këtë komunë raportohet se gjendja në rrugën për në Rugovë është e kalueshme, por “me kujdes”, ndërkaq drejt Kullës që çon për në Mal të Zi mund të kalojnë vetëm automjete të lehta.

Në Gjakovë, situata me vërshime është raportuar e qetë, por ka pasur bllokim të rrugës në fshatin Vogovë për shkak të shembjes së dheut.

AME tha se në Prishtinë në rrugën e Qagllavicës dhe nënkalimit aty ka pasur vërshime dhe shumica e vërshimeve në kryeqytet kanë qenë si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.

Në Fushë-Kosovë ka pasur vërshime në fshatrat Lismir, Kuzmin dhe Sllatinë të Madhe. Në Obiliq u raportua për vërshime në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, dhe në disa rrugë të tjera. Në komunën e Drenasit, është raportuar për vërshime në disa zona.

Vërshime është raportuar edhe në Graçanicë. Ndërkaq, Në Lipjan dhe Podujevë dhe Shtime. Po ashtu, nuk ka pasur intervenime dhe rrugët raportohen të kalueshme në Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash dhe Mamushë.

Ditëve të fundit, disa zona të Kosovës u përballën me vërshime që vlerësohet se kanë shkaktuar dëme në pronën private dhe infrastrukturën rrugore. Një ditë më parë, për shkak të reshjeve të shiut, autoritetet raportuan për bllokimin e disa rrugëve që u vërshuan. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 KILOMETRA TRAFIK/ PAMJE me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit
Previous article NDRYSHOJNË TEKSTET SHKOLLORE/ Brenda 5 vitesh, do të përshtaten sipas rekomandimeve të BE

s.autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT