• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT NGA LUFTA NË UKRAINË/ Rama: Do ngelnim pa grurë nëse nuk do ishim në Ballkanin e Hapur! Çmimi i energjisë…
Home
Politikë

PASOJAT NGA LUFTA NË UKRAINË/ Rama: Do ngelnim pa grurë nëse nuk do ishim në Ballkanin e Hapur! Çmimi i energjisë…

8 June, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës në samitin e Ballkanit të Hapur foli për pasojat e luftës në Ukrainë, ku deklaroi se Shqipëria nuk do furnizohej me grurë nga Serbia nëse nuk do ishte pjesë e kësaj nisme rajonale.

Gjithashtu Rama u ndal dhe tek kriza e çmimit të energjisë për të cilën u shpreh se do të vijojë me rritje.

“Një nga miqësitë më të ngushta sot është SHBA me Japoninë pas dy bombave atomike, dhe ja ku është sot Japonia. Nëse sot do vazhdonte me kurriz nga SHBA duke kërkuar që të uleshin në gjunj për bombat atomike. Të gjitha gjërat kanë rradhët e tyre. Ku janë sot Franca dhe Gjermania. Janë bashkë për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga drejt të ardhmes. Dhe të mos të vazhdojmë me retorikën, të ndalemi në disa fakte.

Kontratat e grurit kur filloi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia, gjë që e kanë bërë historikisht, jo për shkak të Ballkanit të Hapur dhe që nuk u bllokuan, siç do ishin bllokuar nëse nuk do të ishim në Ballkanin e Hapur. Pak gjë kjo, apo mos duhet ndonjë imagjinatë e jashtëzakonshme për të menduar nëse ne nuk do e merrnim atë sasi gruri të kontraktuar. Me çfarë do i ushqenim njerëzit nëse nuk do kishte bukë, me retorikën e konfliktit. Vazhdojmë me energjinë, ne sot jemi në një, jo vetëm ne në botë, ne jemi shumë më vunerabël se shumë të tjerë.

Ndërkohë që në horizont është një dimër ku problemi nuk do jetë çmimi i energjisë që do vijojë të rritet, por nuk do ketë fare për të blerë. Kemi luksin për të hapur defterët dhe të merremi me retorikë? Nuk e besoj. Njësoj se me grurin do provohet se sa e vërtetë do jetë se Ballkani i Hapur nuk është as i imi, as i Vuçiçit. Ballkani i Hapur është i njerëzve, i fermerëve shqiptarë. 57.6 mln euro është sot janar-prill volumi i eksporteve të fermerëve shqiptarë. Vjet ishte dyfish më pak. Për më tepër në një kohë problematike ku vetëm çmimi i naftës për fermerët ka pësuar një rritje të frikshme” – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHBA DO IU NDIHMOJË"/ Escobar për “Ballkanin e Hapur”: Të gjithë liderët duhet të kyçen dhe të bien dakord
Previous article FLET PËR RAPORTIN MES SERBISË DHE RUSISË/ Rama: Nuk pritëm pushtimin në Ukrainë ta mësonim, por kemi zgjedhur të ardhmen

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT