• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT E TSUNAMIT NË INDONEZI/ Të mbijetuarit pa ujë, ushqime dhe ilaçe (VIDEO)
Home
Nderkombetare

PASOJAT E TSUNAMIT NË INDONEZI/ Të mbijetuarit pa ujë, ushqime dhe ilaçe (VIDEO)

27 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Në qendrat e emergjencës ku strehohen të mbijetuarit nga tsunami që përfshiu Indonezinë dy ditë më parë, të mbijetuarit po rrezikojnë jetën për shkak të mungesës së ujit, ushqimeve dhe ilaçeve. Tsunami shkaktoi 429 viktima ndërkohë që rreziku i valëve vullkanike nuk është larguar ende.

Skuadrat e shpëtimit u gjendën në ndihmë të të mbijetuarve nga tsunami i shkaktuar nga një shpërthim vullkanik, që përfshiu Indonezinë, 2 ditë më parë. Por me gjithë përpjekjet e punonjësve, në qendrat emergjente janë ndjerë mungesa e ujit, ushqimeve dhe ilaçeve.

Tsunami goditi natën e së shtunës brigjet e ngushticës Sunda, e cila ndan ishujt Sumatra dhe Java. Ai shkaktoi 429 të vdekur, 1 të plagosur dhe 154 persona të humbur. Shifrat u publikuan në raportin e fundit të Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, e cila njoftoi se mijëra të mbijetuar u evakuan nga banesat e tyre.

Punonjësit e ndihmës së shpejtë paralajmërojnë për rreziqet e një krize shëndëtësore e cila mund të marrë shumë jetë. “Shumë fëmijë janë të sëmurë, ata kanë ethe, dhimbje koke…”, tha Rizal Alimin, një mjek OJQ i cili po shërben në një shkollë të konvertuar në një strehë për njerëzit e evakuar. “Ne kemi më pak ilaçe se zakonisht. Nuk ka ujë të mjaftueshëm për të pirë. Njerëzit kanë nevojë për ushqim dhe ata flenë në dysheme. “

Rreziku i valëve të reja vdekjeprurëse për shkak të aktivitetit vullkanik nuk është larguar ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NËPËR FILMA/ Biznesmeni i njohur grek rrëmbehet në mes të rrugës
Previous article FESTA E FUNDVITIT/ "ÇMENDET" Dybala, Ish e dashura e tij bën urim “HOT” për Krishtlindje (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT