• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT E COVID/ Zbulohen dëmtime në mushkëri edhe 3 muaj pas shërimit
Home
Shëndet

PASOJAT E COVID/ Zbulohen dëmtime në mushkëri edhe 3 muaj pas shërimit

6 December, 2020 F.autor Shëndet

COVID-19 mund të lerë pasoja negative afat-gjata tek të shëruarit. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Oksfordit zbuluan se gjurmët e çrregullimeve në mushkëri ishin të dukshme edhe 3 muaj pas shërimit, tek personat që kanë qenë të infektuar.

Gjurmët u zbuluan përmes një metode inovative të Imazherisë me Rezonancë Magnetike. Për të dalluar më me detaje mushkëritë, 10 vullnetarët pjesëmarrës në studim thithën gaz Ksenon në doza shumë të ulëta për të ndihmuar në krijimin e një imazhi më të qartë gjatë skanerit.

Skaneri shfaqi shenja dëmtimesh në mushkëri tek 8 prej pjesëmarrësve. E veçanta është se ata e kishin kaluar infektimin pa simptoma të rënda dhe nuk kanë pasur nevojë as për ventilim artificial e as për terapi intensive. Skanimi i zakonshëm nuk u ka shfaqur asnjë shenjë dëmtimi në mushkëri.

Ajo që i nxiti shkencëtarët të kryejnë ekzaminime ishte fakti që ata ndjenin lodhje të theksuar dhe vështirësi në frymëmarrje, edhe tre muaj pasi e kishin kaluar infektimin, pasoja që i vuajnë pjesa më e madhe e të shëruarve nga COVID-19. Shkencëtarët kanë në plan ta zgjerojnë studimin tek 100 të shëruar të tjerë, për të vërtetuar hipotezën se pasojat e COVID-19-ës mund të zgjasin me muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CROTONE-NAPOLI/ Pas një krosimi nga Cordaz, Insigne realizon një SUPER GOL (VIDEO)
Previous article "PROVONI TË MË NDALNI"/ "Bomberi" Ibrahimovic publikon pamjet duke u stërvitur në dëborë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT