• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT E BOJKOTIT/ Aleatët e Bashës të zhytur me kredi, Dash Shehi i vetmi pa probleme
Home
Politikë

PASOJAT E BOJKOTIT/ Aleatët e Bashës të zhytur me kredi, Dash Shehi i vetmi pa probleme

14 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Vendimi i bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit nuk solli suksesin që pritej për forcat politike opozitare. Pas vendimit të mosmarrjes pjesë në zgjedhje dhe humbjes së të gjithë pushteteve, partitë opozitare duket se po kapen pas fijes së fundit të mundësisë për të pasur pushtet, që janë zgjedhjet e parakohëshme të 13 tetorit, dekret ky i vendosur nga Presidenti Meta. PD, PR, PDK, PBDNJ, LZHK, LSI dhe PAD, me bojkotimin e zgjedhjeve të të 30 qershorit, partitë kanë humbur dhe të drejtën për të përfituar buxhetin e shtetit për zgjedhjet e 2023.

 Ashtu si socialistët edhe demokratët janë zhytur në kredi, por ndryshe nga mazhoranca, deputetët e opozitës janë penalizuar edhe në të ardhurat për shkak të bojkotit parlamentar.

Aleatët e Lulzim Bashës vijojnë të shlyejnë kreditë për shtëpitë dhe arsimim. Fatmir Mediu, kryetari i PR, gjatë 2018 ka arritur të mbledhë rreth 26 mijë euro.

Sipas formularit të deklarimit të pasurive, të ardhurat e tij vijnë nga interesat bankare, paga si deputet, si dhe shitja e një automjeti me vlerën 7 mijë eurove.

Mediu ka paguar gjatë vitit të shkuar 2400 euro për kredinë, ndërsa i ka mbetur për të shlyer edhe 18 mijë euro.

Ndërsa aletati tjetër i opozitës së bashkuar, Nard Ndoka, ka arritur të mbyllë kredinë e marrë në 2016 me vlerë 16 500 euro, por ka edhe një hua të marrë në të njëjtin vit prej 35 mijë eurosh që duhet ta shlyejë. Por edhe pse në disa nga llogaritë e kreut të PDK-së gjatë 2018 kanë patur rënie me vlerë 2600 euro, të ardhurat vjetore të tij janë pothuajse dyfish më të larta se të Fatmir Mediut.

Paga si deputet dhe interesat bankare kanë çuar në portofolin e Vangjel Dules 26 mijë euro, por ka shpenzuar për të paguar edhe këstet e kredisë, për të cilën me këto ritme i duhen ende kohë për ta mbyllur pasi rezulton në vlerën e 10 500 eurove. Edhe për të studiuar, aleati i Bashës ka marrë një kredi studimi nga një OJF britanike me vlerë 10 mijë euro.

I vetmi nga opozita e bashkuar që nuk i duhet të mendojë për këstet bankare është Dashamir Shehu. Falë pronave, punës si deputet dhe mësidhënies, kreu i LZHK-së nuk e ka patur të nevojshme të marrë kredi për të mbyllur nevojat familjare. Gjatë 2018 ai ka arritur të mbledhë në buxhetin e tij 32 mijë euro.

Të ardhurat e aleatëve në euro

Fatmir Mediu 26 000

Vangjel Dule 26 300

Dashamir Shehi 32 000

Nard Ndoka 47 600

Vangjel Dule në 2018

Të ardhura- 26 300 euro

Detyrime

Kredi- 10 509 euro

Kredi studimi- 10 000 euro

Nard Ndoka në 2018

Të ardhura- 47 600 euro

Hua- 35 000 euro

Fatmir Mediu në 2018

Të ardhura- 26 000 euro

Kredi për të shlyer- 18 000 euro

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES DY TË RINJVE NË DURRËS/ Plagoset me kaçavidë një person. Policia...
Previous article E RËNDË/ I humbur prej tre ditësh, gjendet i vdekur 66-vjeçari në Delvinë

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT