• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASI U SHTRUA RRUGA “DUAN” TA PRISHIN/ Qytetarët: Edhe pse u rregullua tani na ka “zënë” halli. Vetëm dje…
Home
Sociale

PASI U SHTRUA RRUGA “DUAN” TA PRISHIN/ Qytetarët: Edhe pse u rregullua tani na ka “zënë” halli. Vetëm dje…

28 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shpejtësia në qarkullim shkaktoi dje dy aksidente të rënda në Librazhd dhe Elbasan, me pasojë plagosjen e 15 personave. Një prej aksidenteve ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas, ku nga përplasja e dy makinave u plagosën gjashtë persona, tre prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje. Disa orë më pas, një tjetër aksident me pasojë plagosjen e 9 personave ndodhi në aksin Elbasan- Librazhd. Sipas Policisë, një mikrobus është përplasur me një “Land Rover”, ndërsa shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e të dy mjeteve. Fatmirësisht, në të dy aksidentet e ndodhura, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rruga e saposhtruar shkaktoi 3 aksidente”

Lufti Arapi, një ndër banorët e fshatit Arapaj ku ndodhi aksidenti me dy të vdekur, ka treguar se shtrimi i rrugës ka qenë një ndihmë e madhe për zonën, por kjo solli edhe rrezikun për ta.

Sipas tij, në një muaj që është bërë rruga, janë shënuar tri aksidente rrugore. Kjo ishte më e rënda që ndodhi.

“Nuk dimë se çfarë të themi. Kishim kohë që e kërkonim të na bëhej kjo rrugë se ishte shumë e keqe dhe na izolonte. Tani që mbaroi rruga, po rrezikojmë jetët tona. Shoferët nuk janë mësuar me këtë rrugë.

Ata ishin mësuar me rrugën e vjetër. Tani ecin me shumë shpejtësi. Rruga ende nuk ka mbaruar vendosjen e sinjalistikës dhe kjo ka sjellë këto problematika. Fajin të gjithë e kanë shoferët. Nuk ka faj rruga. Duhet kujdes.

Tri aksidente janë bërë këto ditë që rruga u shtrua. Nuk dimë çfarë të themi. Tani fillon edhe shkolla. Ajo është 100 metra nga rruga a më pak. Rrezik i madh do jetë për fëmijët. Duhen marrë masa”, shprehet banori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KUFIJTË E KOSOVËS/ Reagon deputeti i LSI: Europa nuk duhet të ketë moralin e lobuesve të "turpit"
Previous article BLOGU MË I NDJEKUR publikon VIDEON: Këto janë Alpet Shqiptare. Ikni dhe shijojini

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT