• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI TAKOI METËN NË PRESIDENCË/ Kryemadhi: Vizitë e rrallë e imja, zgjedhjet duhet t’i kishe mbajtur që kur dogjëm mandatet
Home
Politikë

PASI TAKOI METËN NË PRESIDENCË/ Kryemadhi: Vizitë e rrallë e imja, zgjedhjet duhet t’i kishe mbajtur që kur dogjëm mandatet

4 September, 2020 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur në përfundim të takimit me presidentin Ilir Meta, për datën e zgjedhjeve.

Në fund të takimit ajo ka theksuar se zgjedhjet duhet të ishin bërë prej dy vjetesh, ndërsa shton se LSI do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor dhe se do të zbatojë çdo vendim e dekret të presidentit.

“LSI mendon se zgjedhjet duhet të ishin bërë para dy vjetësh është vonë. Nuk është çështje date është e drejta për tu dhënë shqiptarëve të drejtën të votojnë të lirë. I bëmë të qartë presidentit se LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret të presidentit që është kushtetues dhe do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do tu garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira. Takimi sot ishte vetëm për datën e zgjedhjeve. Mendoj se gjënë më të rëndësishme sesa tu japësh shqiptarëve një datë. Duhet ti kishim bërë zgjedhjet dy ditë më parë, sepse siç bëri e sotmja dhe e nesërmja është të tallesh me shqiptarët.

Sot situata ekonomike në Shqipëri, mungesa ekonomike për të rinjtë dhe të rejat po ashtu, mjekët dhe infermierët janë në kushte të tmerrshme në spital sepse qeverisë si leverdis të shkurtojë administratën e kryeminiosstrit dhe të shtojë stafin e infermierëve. Zvarritja e këtij procesi do të jetë kosto e madhe për shqiptarët. Kurse për politikën sa më shumë të zgjasin diskutimet për reformen zgjedhore aq më gjatë do jenë shqiptarët në televizione dhe asnjë s’do flasë për qytetarët.

Ju keni nevojë për një status që tu garantojë jo vetëm ditën e punës por edhe ato të pleqërisë. Sot asnjë nga ne s’ka pleqëri të mbarë. Garancia më e madhe është fuqia që kanë shqiptarët të për të ndryshuar. S’ka garanci më të madhe sesa përkrahja e qytetarëve. E vetmja garanci është zemra e çdo politikani”, tha Kryemadhi.

Sa i përket pranisë së saj në këtë takim ajo ka thënë se e ka vendosur kryesia që të shkonte ajo.

“Sot është një nga vizitat e mia të rralla në presidencë. Kryesia e partisë vendosi që duhet të vija unë pasi është një datë e rëndësishme që duhet të vendoset”, shtoi Kryemadhi, e cila më tej foli edhe për letrën e ambasadores Yuri Kim për kryetarët e partive politike sa i përket listës së kandidatëve për deputetë.

“Letra e Kim është e domosdoshme për ta lexuar jo vetëm ne si LSI por edhe media. Në listat e LSI s’ka pasur asnjëherë asnjë lloj kandidati që mund të gjykohet, sepse ajo është partia e të rinjve dhe të rejave”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VETËM ULËRISTE..."/ Si stjuardesat dhe mjekët luftuan mbi qiellin e Siberisë për të shpëtuar jetën e Navalny. BBC rindërton skemën
Previous article SHKËLQEN NË FESTIVALIN E FILMIT/ Georgina Rodriguez vishet nga stilistja shqiptare (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT