• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI PREMTOI RRITJEN E RROGËS MINIMALE/ Basha shfaqet krah krye-sindikalistit TË AKUZUAR për tjetërsimin e pronave publike
Home
Politikë

PASI PREMTOI RRITJEN E RROGËS MINIMALE/ Basha shfaqet krah krye-sindikalistit TË AKUZUAR për tjetërsimin e pronave publike

18 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i PD, Lulzim Basha sot premtoi rritjen e pagës minimale, e thuajse dyfishimin e saj në fund të mandatit të tij qeverisës, gjithnjë nëse do të jetë kryeministër.

Gjithçka normale në premtimet e një politikani që synon të marrë frerët e drejtimit të vendit, e nëse do të realizojë ato premtime do të ishte pozitive.

Por ajo çfarë bëri përshtypje në daljen e tij nuk ishin premtimet, por vendi ku, ose më saktë përkrahë kujt.

Premtimet për paga më të mira për punonjësit u bënë në Kongresin e Sindikatave, të organizuar nga Gëzim Kalaja, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Kujtojmë se ky i fundit është i akuzuar si një oligark sindikalist, që ka tjetërsuar pronat publike, duke kaluar në forma të ndryshme pronat që i takonin sindikatës dhe punonjësve të saj, tek biznesmenë të ndryshëm.

Në maj të këtij viti, Top Story zbuloi për publikun se si prona me vlerë mbi 2 miliardë dollarë iu dhanë sindikatave me dekret të vitit 1992, e si pasojë e ligjit numër 8340/1 datë 06.05.1998, brenda ditës ato e gjetën veten pronarë të pasurive marramendëse.

Këtu nis edhe super abuzimi me pronat që duhet të ishin në dobi të sindikatës, e në shërbim të punonjësve. Një prej tyre është edhe hoteli “SANTA QUARANTA”, që dikur shërbente si kamp i punëtorëve.

Si kamp i punëtorëve mbahet mend edhe një godinë në Pogradec, e kthyer sot në një hotel që mban edhe mbiemrin e Gëzim Kalës, “Hotel Kalaja”.
Kushdo që ka shkuar në malin e Dajtit nuk mund të mos i ketë bërë çudi edhe një godinë gjigante e dalë thuajse jashtëpërdorimi. Bëhet fjalë për ish-kampin e pionerëve në Dajt, i cila ka kaluar po në pronësi të BSPSH-së.

Po në zemër të Dajtit ndodhet ish-kampi i punëtorëve, i cili sot është totalisht në shërbim të biznesit privat dhe mban emrin “KING PARK”.

Lulzim Basha shfaqet krah krye-sindikalistit të akuzuar për tjetërsimin e pronave publike

Abuzimet nga sindikalistët janë të pafundme, por ajo që bën habi është përkrahja që ata kanë nga politika dhe ngritja e zërit të punonjësve në rastet kur cënohen interesat personale.

Prania e opozitës krah sindikatave është e pranueshme, por në një kohë kur besueshmëria tek to është në nivele zero, dhe përreth drejtuesve e tyre ka dyshime të forta për abuzime, apo edhe vjedhje, premtimet për rritje rrogash dhe rritje të kushteve të punës duken qesharake.

Pra pyetja që lind është se përse kryeopozitari Basha, i cili premton rritjen e mirëqenies për shqiptarët, shfaqet përkrahë kryesindikalistit Kalaja, që nuk ka mbrojtur kurrë interesat e punonjësve, por vetëm të xhepit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJESHTA ERDHI/ VIP-et tona mendojnë se kjo veshje nuk duhet t'ju mungojë në garderobë (FOTO)
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Nënkampionët e Europës ndalen me barazim përballë Olympiacos

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT