• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI PRANOI MANDATIN/ Flet ish-këshilltari i Metës: Ja pse e mora vendimin
Home
Politikë

PASI PRANOI MANDATIN/ Flet ish-këshilltari i Metës: Ja pse e mora vendimin

12 March, 2019 k.autor Politikë

Ralf Gjoni është kandidati i disatë nga radhët e LSI-së për Qarkun e Tiranës që pritet të marrë shumë shpejt mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, një shenjë e vullnetit për të pranuar mandatin.

I pyetur nga Top Channel, kandidati i listës shumemërore të LSI-së për kryeqytetin, njëkohësisht ish-sekretar ndërkombëtar i LSI-së dhe ish-zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sikurse edhe ish-këshilltar për politikën e Jashtme pranë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Gjoni është shprehur:

“Po! Konfirmoj se sot kam dorëzuar pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe, në varësi të vendimit të KQZ-së, kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës”.

Gjoni ka vijuar më tej duke argumentuar pse ka marrë këtë vendim.

“Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit, si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale, kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj agjendës euroatlantike të vendit, e të jem në krahun e drejtë të historisë”, tha Gjoni për Top Channel.

Ralf Gjoni shprehet më tej se emri dhe integriteti i tij “nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit”.

“Ndaj sot, të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar.

Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen”, shprehet Gjoni.

Mësohet se Gjoni ka pasur kontakte me Uashingtonin, Berlinin e Brukselin gjatë këtyre ditëve dhe është inkurajuar të hyjë në Parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Cungu kritikues: Kur kalon rezultate të tilla, një ekip i pjekur duhet të...
Previous article "NUK ËSHTË TALENT PO E PËRDORNI"/ Alketa Vejsiu nuk ia përton fansave: Injoranca është...

k.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT