• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI NDËRMEJTËSOI MARRËVESHJEN/ Lukashenka: Prigozhin është kthyer në Rusi
Home
Nderkombetare

PASI NDËRMEJTËSOI MARRËVESHJEN/ Lukashenka: Prigozhin është kthyer në Rusi

6 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, tha se shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, më nuk gjendet në Bjellorusi. Lukashenka kishte ndërmjetësuar një marrëveshje që i dha fund rebelimit të armatosur në Rusi më 24 qershor. Tre ditë më vonë, lideri bjellorus tha se Prigozhin gjendej në Bjellorusi.

Mercenarët e Wagner-it për një kohë të shkurtër morën kontrollin e qytetit rus, Rostov-mbi-Don, dhe më pas marshuan drejt Moskës. Por, ata u ndalën pak para se të arrinin në kryeqytetin rus, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Lukashenka.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se mercenarët e Wagner-it, që nuk morën pjesë në rebelim, mund të shkojnë në Bjellorusi ose t’i bashkohen ushtrisë së rregullt ruse. Lukashenka u tha gazetarëve të enjten se “sa i përket Prigozhinit, ai gjendet në Shën Petersburg. Ai nuk është në territorin e Bjellorusisë”.

Një avion, që është i lidhur me biznesin e Prigozhinit, u largua nga Shën Petersburgu dhe u nis drejt Moskës të mërkurën, ndërkaq të enjten ky avion po fluturonte në jug të Rusisë. Kështu bëhet e ditur sipas gjurmimit të të dhënave të fluturimeve, por ende nuk është e qartë nëse shefi i Wagner-it ndodhej në bordin e këtij avioni.

Lukashenka tha se oferta që i ka bërë Wagner-it që të stacionojë disa nga luftëtarët e tij në Bjellorusi –paralajmërim që ka alarmuar shtetet fqinje të NATO-s – ende qëndron. Ai tha se nuk sheh ndonjë rrezik për Bjellorusinë dhe se nuk beson që luftëtarët e Wagner-it do të luftonin kundër shtetit të tij.

Javën e kaluar, Lukashnka tha se gjatë ndërmjetësimit të marrëveshjes – që i dha fund rebelimit – ai e kishte bindur Putinin që të “mos e zhdukte” Prigozhinin. Megjithatë, ka shumë të panjohura për marrëveshjen që ndërmjetësoi Lukashenka dhe nëse e njëjta po zbatohet, ashtu siç palët janë pajtuar./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TELENOVELA KANE-BAYERN/ Bezdiset bosi i Tottenham, gjermanët e dërgojnë ofertën me 3 shifra
Previous article SHPËRTHEN NË FLAKË MAKINA NË LLOGARA/ Merr zjarr edhe rruga, detajet e para

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur Botë

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT