Ish –prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, pasi i shpëtoi procesit të Vetingut, nuk do të përfitojë asgjë financiarisht, ndryshe nga sa është publikuar në media, se do të përfitojë gjysmën e pagës si kryeprokuror për një periudhë 3-vjeçare apo 3 muaj pagë të plotë nga momenti i dorëheqjes.
Është e vërtetë që pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 56 të ligjit nr.84 / 2016, që i referohet nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, por këtë pagesë nuk e përfitojnë subjektet që e japin dorëheqjen jashtë afatit të përcaktuar me ligj.
Adriatik Llalla e ka dhënë dorëheqjen më 12.02.2018, ndërkohë që këtë pagesë sipas këtij interpretimi e përfitojnë vetëm subjektet që janë dorëhequr brenda tre muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit, praktikisht deri në 31 mars 2017.
Nëpërmjet vendimit nr.78 datë 12.12.2017, Gjykata Kushtetuese interpretoi se dorëheqja mund të jepet edhe pertej afatit tre mujor qe parashikonte neni 56 i ligjit nr.84/2016, por ne kete rast subjektet nuk perfitojne pagesen kalimtare per te cilen flet neni 56.


