Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore.
Kryemadhi ndau me Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën politiko-sociale në Shqipëri si dhe angazhimin politik të LSI-së.
Ajo nënvizoi rolin e veçantë e vëmendjen e SHBA per Shqipërinë bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.