Lulzim Basha ka formuar një ekip të ri për t’u përballur me Edi Ramën, ekip të cilit i janë shtuar edhe zëra kritikë.
Nje nga ato eshte studiuesja dhe pedagoigja, Jonila Godole, e cila në daljen e saj të parë publike, një ditë pasi u zgjodh drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë, deklaroi hapur se PD duhet të ndahet nga Sali Berisha dhe të ecë përpara.
Por përveç qëndrimit të Godoles, ajo çfarë përbën lajm, është fakti se deklarata e saj është publikuar në gazetën zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike.
Kjo është hera e parë në fakt që gazeta zyrtare e selisë blu, publikon një deklaratë të një zyrtari të tyre që kërkon largimin e Sali Berishës nga PD.
Por duket se “gabimi falal” është korrigjuar menjehere teksa gazeta ështe detyruar të dalë me një tjetër sqarim.
“RD: Mirënjohje lexuesve, Berisha simbol i burrit të shtetit.
Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha në funksionet e tij të të bërit shtet dhe opozitar, në të gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lirë është tjetër, pasqyrimet e saj janë tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër.
Mirënjohje të gjithë lexuesve për sygjerimet e tyre.”


