Duke filluar nga dita e sotme, qytetarët në Europë do të kenë mundësi të kalojën kufirin nëpërmjet pasaportës COVID, pa qenë nevoja t’i nënshtrohen masave kufizuese.
Parlamenti i Bashkimit Evropian miratoi Certifikatën dixhitale Covid të BE në qershor, vendim që do të lejojë bllokun të rifillojë udhëtimin duke lejuar vendet anëtare të verifikojnë nëse udhëtarët janë vaksinuar ose kanë testuar negativisht për Covid-19.
Pasaporta e COVID përbëhet nga një kod QR që mund të mbahet në smartphone ose xhep. Për të kaluar, duhet që një person të jetë vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson. Në vendin tonë përdoren dy prej këtyre vaksinave, Pfizer dhe AstraZeneca.
Veç idesë fillestare të përdorimit të kësaj pasaporte vetëm për udhëtime, Brukseli tani po inkurajon Shtetet Anëtare të bien dakord të përdorin dokumentin për të siguruar hyrjen në koncerte, festivale, teatro dhe restorante.


