• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PASANIKU I RI I TIRANËS”/ Kush është Belind Luli, djali i biznesmenit të njohur. Në 2010 i akuzuar për… (FOTOT)
Home
Breaking News

“PASANIKU I RI I TIRANËS”/ Kush është Belind Luli, djali i biznesmenit të njohur. Në 2010 i akuzuar për… (FOTOT)

1 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Belind Luli është djali i një prej biznesmenëve më të pasur në vend.

I riu, i cili ka studiuar në Angli është djali i biznesmenit të ndërtimit, Mark Luli.

Ai është vetëm 30 vjeç dhe fama e tij në rrjetet sociale ka kapur majën. Kjo për shkak se reklamon herë pas herë automjete të shtrenjta të tipeve të ndryshme.

Luli posedon një “Rolls Royce” të bardhë, një “Bentley”, një “Range Rover” dhe disa automjete të tjera super të shtrenjta.

Ai posedon gjithashtu dy mjete luksoze të tipit “Lamborghini” dhe ditët e fundit e ka pasuruar koleksionin e tij të makinave të shtrenjta me një “Huracan” ngjyrë portokalli me vlerë përafërsisht 200 mijë euro.

Këtë radhë djali pasanik është vënë nën shënjestrën e policisë pasi ka parkuar bishën e tij luksoze në vend të gabuar.

Një tufë me policë e kanë rrethuar mjetin e shtrenjtë, por nuk dihet sa e kanë gjobitur…


Çfarë ndodhi në 2010:

U gjend në Tiranë një “Ferrari” i vjedhur në Angli. Makina superluksoze është kapur në përdorim të djalit të biznesmenit Mark Luli, ku edhe ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik makinash.
Mjeti është konfiskuar nga antitrafiku i Tiranës, i cili ka mundur ta lokalizojë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, teksa përdorej nga Belind Luli, që studion në Angli.

Sipas të dhënave policore, para pak ditësh kanë marrë një njoftim nga kompania “Ferrari”, që një mjet i tyre ndodhet në Shqipëri, por që rezulton i vjedhur në Angli. Në këto kushte, ata kanë vënë në dispozicion raportet e sistemit GPS, i cili ishte instaluar në makinën luksoze, që pronari anglez e kishte blerë në vlerën 250 mijë euro.

Sipas të dhënave, vjedhja ka ndodhur në muajin maj dhe menjëherë kanë nisur kërkimet nga policia angleze, por mjeti ende nuk ishte hedhur në Interpol. Në këto kushte, kompania “Ferrari” ka nisur kërkimet private dhe nëpërmjet sistemit të gjurmimit ka pikasur mjetin në Shqipëri. Policia e Tiranës tha se ofi cerët e antitrafi kut, prej dy ditësh kishin marrë informacion dhe ishin vënë në ndjekje të këtij mjeti, por nuk e lokalizonin dot vendin, ku mund të ndodhej.

Ky vend është gjetur dhe makina qëndronte në një hotel luksoz në një nga bulevardet kryesore të Tiranës. Poseduesi e nxirrte vetëm në mbrëmje, ku bënte xhiro dhe më pas e parkonte sërish në hotel. Menjëherë është ndërmarrë një operacion për sekuestrimin e mjetit dhe identifi kimin e poseduesit. Belind Luli është shoqëruar në polici, ku ka deklaruar se mjetin e kishte blerë 100 mijë euro nga dy shtetas kosovarë. Ai ka paraqitur edhe kontratën e blerjes së mjetit. Antitrafi ku, duke përdorur sistemet e saj të sigurisë në kufi , ka zbuluar se mjeti është futur nga Kukësi për në Tiranë, duke zbardhur edhe dy emrat e shtetasve kosovarë, që e kishin sjellë në Shqipëri.

Menjëherë është dërguar shkresa përkatëse në Kosovë, ku pritet shoqërimi i dy kosovarëve dhe marrja në pyetje e tyre. Belindi, i cili studion në Angli, është djali i biznesmenit të ndërtimit, Mark Luli, i cili u dënua nga gjykata për trafik makinash të tonazhit të lartë.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas zhvendosjes së Turjan Hyskos në “Klan”, mësohet se ç’do të ndodhë me "Apartamentin 2XL"
Previous article Francë –Itali/ “Gjelat” nuk ndalen dhe shënojnë golin e qetësisë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT