Ky është momenti kur një taksist nxjerr nga makina një pasagjer, duke e lënë këtë të fundit të shtrirë në mesin e një rruge në Londër.
Viktima që ishte pa vetëdije, është gjetur pas dhjetë minutave nga një kalimtar, që më pas ka thirrur ndihmën e shpejtë.
Kamerat e sigurisë e filmuan ngjarjen, kur i njëjti taksist ka kaluar pranë tyre dhe ka pyetur se çfarë po ndodhë, pa treguar se ka lidhje me incidentin.
Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, atë e dërguan në spital ku ende është duke u trajtuar.
Në anën tjetër, policia ka shpërndarë pamjet, në përpjekje që të identifikohet taksisti, që kreu veprimin e pazakontë për të cilin sigurisht se duhet të përgjigjet.


