• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS ZGJEDHJEVE TË 25 PRILLIT/ Qershori, muaji i “cunamit” politik dhe institucional në Shqipëri
Home
Politikë

PAS ZGJEDHJEVE TË 25 PRILLIT/ Qershori, muaji i “cunamit” politik dhe institucional në Shqipëri

29 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Pas qetësisë të pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Shqipëria do të përfshihet furishëm në lëvizje të forta politike dhe institucionale në mesin e muajit qershor.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që këto zhvillime të jenë kaq të vrullshme dhe të përfshijnë një spektër të gjerë të politikës shqiptare dhe institucionale, e që do të shërbejnë si një busull për zhvillimet politike për të paktën katër vitet e ardhshme.

Zhvillimi i parë dhe kryesor është vendimi për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit të Republikës. Goditja e socialistëve ndaj Metës do të jepet pikërisht më 10 qershor, ku Parlamenti do të votojë pro raportit për shkarkim për t’ia dërguar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese, institucioni që e thotë fjalën e fundit.

Një zhvillim i rëndësishëm ky në historinë e demokracisë së brishtë shqiptare, ku për herë të parë po kërkohet shkarkimi i një presidenti. Socialistët po nxitojnë të shkarkojnë Metën, pasi me Parlamentin aktual i sigurojnë pa problem 93 votat e duhura, e mbi të gjithë i hapin rrugë procesit pa probleme të rimandatimit të Ramës si kryeministër në shtator. Sigurisht, kjo nëse Gjykata Kushtetuese do ta cilësojë si të drejtë shkarkimin e presidentit nga Parlamenti.

Zhvillimi i dytë i rëndësishëm janë zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Një betejë me katër rivalë, ku dukshëm, Lulzim Basha është me i avantazhuar përballë konkurrentëve të tjerë. Zgjedhja e kryetarit të PD-së do të përcaktojë edhe linjën e PD-së, kjo në raport me zgjedhjet e marrëdhëniet me mazhorancën, por edhe faktin se si do të veprohet me Sali Berishën, liderin historik të demokratëve të shpallur si person “non-grata” nga SHBA-ve.

A do të ketë një shkëputje të PD-së me Sali Berishën, duke i kërkuar dorëzimin e mandatit të deputetit apo jo? Kjo do të jetë dilema e lidershipit të PD-së që do të dalë nga zgjedhjet e 13 qershorit. Ndërsa kryetari i ri PD-së të pas zgjedhjeve partiake do t’i duhet të përzgjedhë edhe forumet e partisë, kryesinë dhe sekretarët.

Zhvillimi i tretë lidhet me partinë politike që i ka fituar zgjedhjet dhe i duhet të qeverisë për një mandat të tretë jo të lehtë, pasi edhe numrat e deputetëve në Parlament e tregojnë këtë. Partia Socialiste do të zhvillojë Kongresin e PS-së më 13 qershor. Rama ka paralajmëruar për ripërtëritje të strukturave. Shumë prej anëtarëve të Kryesisë nuk janë zgjedhur deputetë dhe se kjo në mënyrë automatike i largon ato nga forumi më i lartë i PS-së.

Kryesocialistit Rama i duhet të ndërtojë edhe ekipin qeveritar për katër vitet e ardhshme. Ai mund ta shpallë edhe qeverinë e re në kongresin e PS-së për të marrë kështu edhe konfirmim  e delegatëve. Rama ka treguar se me vendimet e tij është njeriu plot me surpriza në përzgjedhjen e ministrave, por kësaj here mund të ndikohet dhe nga vota preferenciale e deputetëve socialistë.

Të gjitha këto zhvillime të bëjnë të mendosh se Qershori do të jetë si një cunami në politikën e institucionet shqiptare për t’i hapur më pas zgjedhjes së një presidenti të ri, ku PS-ja ia ka shtrirë dorën opozitës, duke i kërkuar që ta zgjedhë ajo kreun e ri të shtetit.

Nëse opozita pranon, atëherë kjo mund të shihet edhe si startimi i ndonjë marrëveshje politike mes PS dhe PD që mund të shkojë përtej zgjedhjes së presidentit. Zhvillime këto që janë në dorë të Gjykatës Kushtetuese, e cila veç verdiktit final për fatin e Metës, ka mbi tryezë edhe një çështje tjetër atë të vlerësimit të zgjedhjeve lokale, për të cilën opozita e bojkotoi dhe nuk mori pjesë.

Nëse Kushtetuesja nuk e miraton shkarkimin e Metës, atëherë tensionet politike do të mbizotërojnë të paktën deri më 22 korrik të vitit tjetër, kur mbaron dhe mandati pesëvjeçar i presidentit.(Shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Lulzim Basha kërkon "unitet" për të nënshtruar partinë
Previous article GRABITET NJË BANESË NË TIRANË/ Jo vetëm me maska, por të miturit vjedhin edhe të veshur si kloun

Delo.autor

Postime të ngjashme

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT