Presidenti Ilir Meta po zhvillon një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.
Takimi ka nisur rreth orës 09:00 në Presidencë dhe janë të pranishëm aambasadorët e Francës, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke.
Ky takim i Metës me ambasadorët vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit.
Këtë votim, faktori ndërkombëtar e përshëndeti dhe bëri thirrje që të shërbejë si bazë për cështje të tjera me interes kombëtar, sa i takon konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.


