• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS VETËFLIJIMIT HORROR TË NËNË E BIJË/ Një tjetër rast referohet në prokurori! Një grua nuk ha ushqim prej 7 muajsh
Home
Breaking News

PAS VETËFLIJIMIT HORROR TË NËNË E BIJË/ Një tjetër rast referohet në prokurori! Një grua nuk ha ushqim prej 7 muajsh

16 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dosja që bën fjalë për vetëvrasjen e mistershme të nënë e bijë në zonën e Kombinatit, ndodhet ende në pritje të mbërritjes së akteve të ekspertimit nga mjekësia-ligjore dhe tabulateve telefonike nga kompanitë celulare. Deri në këtë fazë të hetimit, në prokurori nuk kanë mbërritur këto dokumente të kërkuara nga prokurorët e çështjes. Mirëpo gjatë fazës së hetimit, për të qartësuar rrethanat dhe shkaktarët që çuan në vetëflijimin e Anisa dhe Zhaneta Josifit, në prokurorinë e Tiranës mësohet se ka shkuar dhe një referim tjetër nga policia, ku një banore e kryeqytet, nuk pranonte të konsumonte ushqim. Ky rast është në verifikim e sipër nëse ka vend për të dyshuar mbi disa sekte fetare që mund të kenë ndikuar me ideologjinë e tyre për të mos konsumuar ushqimin nga shtetasja Vjollca Fida.

Policia ka shkuar në banesën e kësaj të fundit e cila jeton me kunatën e saj, Ismete Fidan. Ka qenë vetë kunata e saj, Ismete Fida, e cila ka deklaruar para oficerëve të policisë se Vjollca ka rreth 7 muaj që nuk konsumon ushqim, por vetëm lëngje frutash dhe fruta. Ajo u ka pohuar oficerëve se jeton me Vjollcën, që kur është martuar dhe se ka pas probleme të tilla herë pas here. Para rreth 15 vitesh, Vjollca, ka nisur të mos haj ushqim me pretendimin se nuk del dot jashtë dhe se ka probleme me zorrët si dhe sipas saj i fryhen damarët. Ismetja, ka deklaruar se Vjollca, nuk vuan nga ndonjë sëmundje si dhe nuk është e angazhuar në asnjë sekt fetar. Gjithashtu në banesë është lajmëruar disa herë ambulanca, e cila pasi shkon i bën një gjilpërë dhe ikën.

Në pyetje është marrë dhe shtetasja Vjollca Fida, e cila ka deklaruar po të njëjtën version si kunata e saj, se nuk konsumon ushqim pasi ka probleme me zorrët dhe se i fryhen damarët dhe nuk bën pjesë në ndonjë sekt fetar dhe është e besimit mysliman.

Policia në fund të referimit të këtij rasti në prokurori për vlerësim sqaron se “…pasi jemi futur në banesë dhe gjatë marrjes së deklarimeve të familjarëve dhe vetë personit, me sy të lirë kemi vënë re se nuk ekziston asnjë arsye që të mendojmë se aty ka ndonjë veprimtari të paligjshme…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IDEJA E METES PËR REFERENDUM/ Peza: O POPULL, sa gjëra bëhen në emrin Tënd!
Previous article KRIM APO VETËVRASJE? Ja adoleshentja shqiptare që ra nga kisha në Greqi, dëshmia e motrës zbulon lidhjen e saj me policin 11 vite më të madh

Delo.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona.. Aktualitet

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona..

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Eva Pango del nga Spitali i Traumës: Më e motivuar se kurrë... Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Eva Pango del nga Spitali i Traumës: Më e motivuar se kurrë...

E RËNDË NË LEVAN-TEPELENË/ Nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor Aktualitet

E RËNDË NË LEVAN-TEPELENË/ Nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT