Pas më shumë se një javë nga mbyllja, sot është hapur pista e skive në Brezovicë, e cila ishte mbyllur pas vdekjes tragjike nga orteku të Arian Dacit, zëvendësministër i Diasporës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i qendrës ‘Brezovica’. Sipas tij, nga tani, vizitorët mund të shkojnë në qendër për të skijuar dhe për ta vizituar, raporton Indeksonline.
Po ashtu, edhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës ka njoftuar se prej sot Qendra e Skive në Brezovicë, është e hapur për vizitorë dhe shfrytëzues të saj.
Vendimi për hapjen e qendrës erdhi pas Raportit të Brigadës së Mbështetjes së Operacioneve të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, ku është vlerësuar se aktualisht nuk ka rrezik për paraqitjen e ortakëve në zonën e skijimit në Brezovicë.


