Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën festive të organizuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjeve, ndërsa nuk ka nguruar tia marrë valles shtruar me të pranishmit.
Pas valles, Presidentit i ka buzëqeshur fati dhe ka fituar disa dhurata simbolike, të cilat ishin një kalendar dhe një qiri. Gjatë mbrëmjes festive nuk munguan as batutat nga ana e Presidentit.
“Donim dhurata më të shtrenjta”- ka thënë presidenti duke buzëqeshur.
Ndërsa një djali të vogël i është drejtuar me fjalët: “Faleminderit shumë, qenke i papame. Të ishe ti në KQZ do ishim ndryshe ne”