Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, drejtimin e bashkisë së këtij qyteti do ta marrë Zhulien Varfaj, aktualisht nënkryetar.
Varfaj do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ndërsa merr drejtimin e qytetit të dytë më të madh në vend në një situatë kaotike si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës.
Vendimi është marrë gjatë një mbledhje me urgjencë të këshillit bashkiak të
Durrësit.Ndërkohë, po sot ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja e Bashkisë, Elteva Kondi.