• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TRUMP, EDHE BE PEZULLON TARIFAT DOGANORE PËR 90 DITË/ Von der Leyen: T’i japim një shans negociatave
Home
Nderkombetare

PAS TRUMP, EDHE BE PEZULLON TARIFAT DOGANORE PËR 90 DITË/ Von der Leyen: T’i japim një shans negociatave

10 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian ka pezulluar tarifat e reja doganore ndaj SHBA për 90 ditë për të lënë kohë për negociata me Donald Trump. Ky vendim vjen pas atij të presidenti amerikan mbrëmjen e së mërkurës për të ‘ngrirë’ tarifat për vendet që nuk ishin hakmarrë ndaj valës së tij të parë të tarifave.Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se po japin një shans për negociata.

“Ne morëm parasysh njoftimin e Presidentit Trump. Ne duam t’i japim një shans negociatave. Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që u mbështetën nga shtetet tona anëtare, ne do t’i vendosim ato në pritje për 90 ditë. Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të fillojnë. Puna përgatitore për kundërmasa të mëtejshme vazhdon. Siç e kam thënë edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë.”, ka shkruar Von der Leyen.

Blloku evropian do të niste kundërtarifat doganore për rreth 21 miliardë euro të importeve amerikane nga e marta e ardhshme në përgjigje të tarifave prej 25% të Trump për çelikun dhe aluminin. Ndërkohë, ende po vlerëson se si t’i përgjigjet tarifave të makinave amerikane dhe taksave më të gjera prej 10% që janë ende në fuqi.

Vendimi i papritur i Trump të mërkurën për të ndalur shumicën e tarifave doganore rimëkëmbi tregjet e goditura globale. Ndryshimi i qëndrimit të tij erdhi më pak se 24 orë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja, që shkaktoi episodin më të paqëndrueshëm të tregut financiar që nga pandemia Covid-19.

Ndërkohë, tarifat prej 104% ndaj Kinës vazhdojnë ndërsa kundërmasat e kësaj të fundit prej 84% hynë në fuqi sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Diell dhe temperatura deri në 18 gradë
Previous article I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT