Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus.
Kryeministri Rama ka postuar një foto, duke theksuar se bashkëbisedimi mes tyre ka qenë mjaft i hapur dhe interesant.
“Me ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus, pas një bashkëbisedimi shumë të hapur dhe interesant”, shprehet Rama.
Më herët ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës ka zhvilluar edhe një takim me ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ku gjatë konferencës së përbashkët vlerësoi ecurinë e reformave të Shqipërisë dhe sidomos të Reformës në Drejtësi.


