• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

27 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Helmimi i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë nuk ngre më pikëpyetje vetëm për sigurinë e ushqimit në një institucion arsimor. Shqetësimi shtrihet edhe në institucione shumë më të ndjeshme, pasi e njëjta kompani që ndodhet në qendër të hetimeve rezulton se furnizon me ushqim edhe pacientët në disa spitale publike të vendit.

Kompania “SORI-AL” mbetet në qendër të skandalit të helmimit të rreth 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, një ngjarje e përsëritur që aktualisht po hetohet nga autoritetet. Rasti ka vënë në pikëpyetje jo vetëm rolin e institucioneve kontrolluese, por edhe mënyrën se si monitorohen kontratat publike të ushqimit në institucione ku siguria ushqimore është jetike.

“SORI-AL”, e kontraktuar për shërbimin e kateringut në Akademinë e Sigurisë, është në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës, kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Në shkurt të vitit 2025, kompania fitoi kontratën për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët në Akademinë e Sigurisë”, me një vlerë prej rreth 2.7 miliardë lekësh. Kontrata parashikon ofrimin e tre vakteve në ditë deri në vitin 2027.

Dy incidentet e regjistruara në Akademinë e Sigurisë e bëjnë të pashmangshme pyetjen se çfarë ndodh me kontratat e tjera që administron e njëjta kompani në institucione publike.

Rezulton se “SORI-AL” nuk furnizon vetëm Akademinë e Sigurisë. Kompania ofron ushqim edhe për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë dhe Spitalin Rajonal të Beratit, si dhe vijon të ketë kontrata edhe në disa reparte ushtarake të vendit.

Për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, kompania fitoi në vitin 2023 një kontratë me vlerë rreth 3 milionë euro, të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, pa konkurrencë, me afat deri në vitin 2027.

Po nga i njëjti institucion, në vitin 2024, “SORI-AL” fitoi edhe kontratën për shërbimin e ushqimit në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, me vlerë rreth 3.1 milionë euro, ku oferta tjetër, ndonëse dukshëm më e ulët, u skualifikua. Kontrata është në fuqi deri në vitin 2028.

Gjithashtu, kompania vijon të ofrojë shërbimin e kateringut edhe në Spitalin Rajonal të Beratit, me një kontratë rreth 1.1 milionë euro deri në vitin 2028.

Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që lidh këto spitale me incidente të ngjashme dhe hetimet për helmimin në Akademinë e Sigurisë janë ende në zhvillim. Megjithatë, fakti që e njëjta kompani furnizon me ushqim edhe pacientë të shtruar në spitale e ngre çështjen në një nivel krejt tjetër përgjegjësie.

Nëse hetimet do të konfirmojnë probleme me sigurinë ushqimore në rastin e Akademisë sëSigurisë, atëherë institucionet përgjegjëse do të duhet të verifikojnë me urgjencë të gjitha kontratat dhe standardet e zbatimit në spitalet ku operon “SORI-AL”. Në fund të fundit, aty nuk ushqehen vetëm studentë apo kursantë, por pacientë, shumë prej tyre me gjendje të rënduar shëndetësore, për të cilët siguria e ushqimit nuk është thjesht standard shërbimi, por pjesë e kujdesit shëndetësor./VNA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin
Previous article TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT