• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS SHUMË VITESH/  Në spitalin e Kuçovës vjen në jetë një fëmijë, Manastirliu: Jam shumë e kënaqur që…
Home
Sociale

PAS SHUMË VITESH/ Në spitalin e Kuçovës vjen në jetë një fëmijë, Manastirliu: Jam shumë e kënaqur që…

1 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë vizitës në spitalin e Kuçovës, ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se do të riorganizohen spitalet bashkiake, për t’u transformuar në urgjenca 24 orëshe me shërbimet bazë.

“Jam shumë e kënaqur që spitali i Kuçovës, deri dje një ngrehinë e harruar, po investohet jo vetëm në infrastrukturë të përmirësuar, por mbi të gjitha, në burime njerëzore. Tre mjeke të reja specialiste, në shërbimin e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Sëmundjeve të Brendshme tashmë janë pjesë e këtij spitali, duke jetësuar dhe fuqizuar shërbimet e specializuara në këtë spital bashkiak”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja tha se po investohet jo vetëm në spitalet rajonale, por, për të garantuar shërbimin bazë afër vendbanimit, po investohet në infrastrukturë dhe burime njerëzore edhe në spitalet bashkiake.

“Me planin tonë të racionalizimit të spitaleve, do të transformojmë spitalet bashkiake në qendra 24 orëshe, duke garantuar paketën e shërbimeve bazë në çdo spital”, u shpreh Manastirliu.

Në spitalin e Kuçovës është shënuar lindja e parë pas shumë vitesh, me ardhjen e mjekes gjinekologe në këtë spital.

Për herë të parë në një spital bashkiak është punësuar një specialist për sëmundjet e brendshme, ndërsa edhe shërbimi i Pediatrisë ka tashmë mjekë të specializuar.

Mjeket e reja që i shtohen spitalit të Kuçovës sapo kanë përfunduar specializimin 4-vjeçar dhe në bazë të kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, i janë atashuar spitalit të Kuçovës.

168 mjekë specialistë që kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë po punësohen në të gjitha spitalet e vendit, duke plotësuar shumë prej nevojave me mjekë të krijuara nga bllokimi 8 vjet më parë, për 4 vite rresht, i specializimeve në mjekësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ai është numri 9 më i mirë në botë”, lojtarët e Real Madrid reagojnë pas fitores
Previous article I ÇMENDI VAJZAT/ Elita Rudi prezanton vëllain simpatik (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT