• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SHUMË TENSIONESH/ Qeveria italiane kapërcen krizën
Home
Nderkombetare

PAS SHUMË TENSIONESH/ Qeveria italiane kapërcen krizën

11 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria italiane vazhdon punën me koalicionin qeverisës Lidhja e 5 Yjet. Pas shumë ditësh tensioni e debatesh, duket se është gjetur dakordësia politike mes dy lidërve të forcave politike të ekzekutivit të Giuseppe Conte.

Rreth mesnatës së djeshme, kryeministri italian Conte ka zhvilluar një takim për rreth 2 orë me dy zëvendëskryeminsitrat Matteo Salvini e Luigi Di Maio, në fund të të cilit kanë shtrënguar duart me premtimin se do të ndjekin një linjë të përbashkët në politikën e komunikimit me Bashkimin Europian për të evituar procedurën e gjobëvënies që gjatë javëve të ardhshme Komisioni Europian pritet të aplikojë ndaj Italisë për shkelje të rregullave fiskale të vendeve anëtare.

Takimi i mesnatës ka vendosur adoptimin e një strategjie veprimi në rrugën e bashkëpunimit me Europën nën konsultimin e teknikëve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e të Ministrit Giuseppe Tria.

Dy zëvendës kryeministrat Matteo Slavini e Luigi Di Maio janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë për të evituar krizën qeverisëse e në propozimin e kryeministrit Conte janë dakordësuar për hartimin e një pakti të ri qeverisës deri në fund të kësaj legjislature.

Takimi i pak orëve më parë vendosi që sot Këshilli i Ministrave të marrë në diskutim draftligjin bis mbi sigurinë i propozuar nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini si dhe të përshpejtojë procedurën legjislative të propozuar nga 5 Yjet mbi vendosjen e kufirit të pagës minimale.

Di Maio e Salvini mbeten të hapur të dialogojnë mbi taksën e sheshtë të propozuar nga lideri i Lidhjes e mbi procedurën e dënimit me burg për shmagësit e mëdhenj të taksave, propozim ky i Lëvizjes 5 Yje.

Pas takimit që përfundoi rreth orës 01:00 të natës së shkuar, Matteo Salvini u shpreh për gazetarët:

“Gjithçka mirë. Qeveria vazhdon punën, do të evitojmë gjobëvënien e Bashkimit Europian duke garantuar zhvillim ekonomik, punë e shkurtim taksash.”

Koment ky në përputhje dhe me deklaratën e lideri të 5 Yjeve, Luigi Di Maio, i cili tha se “takimi qe mjaft pozitiv e prioriteti i përbashkët është shkurtimi i taksave.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GEORGINA RODRIGUEZ SHKËLQEN NË TRIBUNË/ Shikoni si e feston suksesin e Ronaldos (FOTO)
Previous article KONFERENCA/ Meta: Zgjidhim krizën pastaj iki unë! Nuk e kuptoj pse duan t'më shkarkojnë

k.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT