• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SAMITIT NË TIRANË/ Mediat serbe “sulmojnë” Kosovën, në “dorën” e Vuçiç
Home
Rajon

PAS SAMITIT NË TIRANË/ Mediat serbe “sulmojnë” Kosovën, në “dorën” e Vuçiç

10 May, 2019 k.autor Rajon

Mediet në Serbi kanë komentuar se samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë nuk çeli asnjë horizont të ri në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd. Ato cituan kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, tek shpreh pesimizmin për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë. Ndërkaq është janë bërë të njohura edhe pikëpamjet që qytetarët e vendit kanë në lidhje me zgjidhjen e konfliktit të ngrirë disavjeçar mes dy fqinjëve.

Deklaratat e bëra një ditë më parë në Tiranë rreth dialogut Kosovë-Serbi hapën të premten faqet e para të gazetave kryesore serbe.

E përditshmja “Kurir” ilustroi presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar homologut të tij të Kosovës, Hashim Thaçi, me pyetjen “çfarë po bën, ti je në dorën tonë”.

Më një titull të ngjashëm por me ftesën për bisedime u hap edhe gazeta “Blic”.

Vetë Vuçiç tregoi të enjten për mediet vendëse pas samitit të Brdo-Brijunit në Tiranë se ujërat diplomatike mes dy vendeve do të vazhdojnë të jenë të paqeta.

Ai gjithashtu nxori disa detaje nga përplasja që kishte pasur gjatë takimit me presidentin Hashim Thaçi, pas komenteve të përsëritura për bashkimin me Shqipërinë apo aneksimin e komunave serbe të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit.

Vuçiç tha se raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarë duhet t’i zgjidhin bashkërisht, pa ndërhyrjen e amerikanëve, gjermanëve apo ndërmjetësve të tjerë.

Sipas tij, zgjidhja e konflikteve me gjasë do të marrë disa vite, dhe nëse nuk ndodh, nuk do të ishte fundi i botës.

Ndërkaq, një sondazh i publikuar të premten nga gazeta “Blic” tregoi se në Serbi 50 për qind e qytetarëve serbë mbështetin konfliktin e ngrirë mes Prishtinës dhe Beogradit, 32 për qind janë në favor të demarkimit të kufijve territorialë, dhe vetëm 8 për qind mendojnë që Kosova të njihet si shtet i pavarur në kufijtë ekzistues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Credins mbështet agrobiznesin
Previous article Plani i fshehtë? Kryemadhi dhe Berisha skenar për një ’97 të dytë, kundër...

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT