• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS REFUZIMIT TË VITORE TUSHA/ Presidenti Meta propozon këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri në krye të KLSH-së
Home
Politikë

PAS REFUZIMIT TË VITORE TUSHA/ Presidenti Meta propozon këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri në krye të KLSH-së

21 January, 2019 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta ka propozuar në krye të KLSH-së, ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri.

Njoftimi i plotë
PROPOZIMIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS DREJTUAR KUVENDIT TË SHQIPËRISË, PËR ZGJEDHJEN E Z. BAHRI SHAQIRI NË POZICIONIN KUSHTETUES TË KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

Gjatë eksperiencës 26-vjeçare të punës në institucionet e larta shtetërore si: Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe aktualisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, z. Bahri Shaqiri ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional në ushtrimin me sukses të detyrave kaq të rëndësishme.

Zoti Shaqiri gjatë ushtrimit të detyrave të mësipërme, ka patur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko-financiar.

Zoti Shaqiri ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit për të garantuar drejtimin profesional të këtij institucioni të pavarur.

Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature i përcillet sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar :

CURRICULUM VITAE

BAHRI SHAQIRI

TË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja: 08.6.1970

Vendlindja: Tiranë

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :

1988-1992 Dega Drejtësi, Fakulteti i Drejtësië, Universiteti i Tiranës

2006 Përfundon specializimin pasuniversitar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare

2010 Përfundon studimet dhe merr titullin “Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare”

2005 I është akorduar titulli “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë

2009 Përfundon studimet dhe certifikohet nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”

Z. Bahri Shaqiri ka kryer me sukses trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të menaxhimit, për të cilat është pajisur me certifikatat përkatëse.

EKSPERIENCA NË PUNË:

Tetor 2017 – e në vazhdim Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare

Shkurt 2016 – tetor 2017 Zëvendësministër i Transportit dhe Infrastrukturës

2014 – 2015 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes

2005 – 2012 Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH)

2005 – 2012 Anëtar i Këshilllit të Sigurisë Kombëtare dhe Anëtar i Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare

2002 – 2005 Drejtor i Kabinetit të Drejtorit të SHISH dhe Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

1994 – 2002 Jurist dhe Këshilltar Ligjor në Sektorin Privat

1992 – 1994 Jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Financiare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA BESONI/ Afërdita Dreshaj merr nga bashkëshorti dhuratën që kap shifra marramendëse (FOTO)
Previous article TË PA MENDUARA MIRË/ 6 veprimet e meshkujve që e bëjnë një femër të çmendet

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT