• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS RAMËS/ Edhe ministri i Jashtëm gjerman: “Non-Paper”-i slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkan fake news dhe pa vlerë
Home
Politikë

PAS RAMËS/ Edhe ministri i Jashtëm gjerman: “Non-Paper”-i slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkan fake news dhe pa vlerë

3 May, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar të turpshëm dhe lajm të rremë një shkrim në median austriake “Der Standard” se kishte plan apo dijeni për ndryshim kufijsh në Ballkan në lidhje me ‘non-paper’ slloven, në të njëjtën linjë ka qenë edhe shefi i diplomacisë së jashtme në Gjermani.

Heiko Maas tha se këto fenomene ‘non-paper’ ku nuk ka dokumente zyrtare që qarkullojnë në media janë fake news dhe se nuk duhet t’u kushtohet vëmendje. Maas tha se nuk kanë gjë tjetër veçse fjalë bosh dhe askush nuk duhet të merret seriozisht me to.

Ministri i Jashtëm gjerman, Maas tha se Gjermania kundërshton çdo ide apo propozim për ndryshim të kufijve në rajon dhe se kur nuk ka asnjë dokument zyrtar mbi zërat që qarkullojnë në mediat nuk ia vlen të merresh.

“Ky është një dokument non-paper, jo një dokument zyrtar. Ne nuk kemi nevojë të merremi më tej me të. Nuk ka pjesëmarrje të Gjermanisë, në ndonjë non-paper, nëse ka zëra për këtë, ato janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, tha Maas, pas një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Shefi i diplomacisë gjermane ka thënë se çdo ndryshim i kufijve, kudo, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë rajonin.

“Këtë në të kaluarën e kemi refuzuar, edhe tani e hedhim poshtë, edhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht”, ka deklaruar Maas.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht lajmin se është në dijeni apo të ketë mbështetur një plan për ndryshim kufijsh në Ballkan, një përgjigje që erdhi pas një shkrimi nga gazeta austriake “Der Standard” e cila pretendon se citon kryeministrin shqiptar Edi Rama të ketë deklaruar se e ka parë atë dokument dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve. Rama e cilësoi  të turpshëm këtë artikull dhe fake news, duke theksuar se as nuk e ka parë kurrë këtë hartë dhe as nuk ka mbështetur asnjë ndryshim kufijsh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA E RËNDË/ Vrau vëllanë në Maqellarë, çfarë vendosi Gjykata për autorin
Previous article TAKIMI/ Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen për bisedime në Londër

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT