Puthja pasionante e bashkëshortit të Almeda Abazit ka pushtuar mediat turke ditën e sotme. I shoqi i ish-missit, Tolgahan Sayisman është duke xhiruar në filmin “Perla e Zezë”.
Sipas mediave turke, Almeda ka shkuar në sheshxhirime me qëllim për të parë të shoqin teksa do puthej me aktoren, Hande Erçel.
Pas këtij lajmi të bujshëm në media ka reaguar mjat ashpër Almeda, e cila i quan mediat të neveritshme.
“Kushdo që e ka bërë këtë lajm të neveritshëm, dijeni që nuk bëhet lajmi vetëm që të lexohet. Jeni të neveritshëm! Që kur është bërë për lajmvizita në punën e partnerit? Kam ndenjur deri në mëngjes në xhirime sepse nuk rrija dot vetëm në shtëpi. Shkova të shikoja “skenën e çajit me Azizin”. Unë e di shumë mirë me kë jam martuar. A nuk ka ardhur koha të hiqni dorë nga lajmet budallalliqe të xhelozisë?”- ka thënë Almeda.




