• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Ironia e fatit”, tre hitet e këngëtareve u shoqëruan me tre tragjedi
Home
Kulturë
Muzikë

“Ironia e fatit”, tre hitet e këngëtareve u shoqëruan me tre tragjedi

2 November, 2017 Ina.Autor Muzikë

Ne shqiptarët kemi një shprehje të çuditshme por që në fakt përmbledh të gjitha aludimet tona të cilave nuk do mundemi ndonjëherë t’i kthejmë përgjigje: “Është e shkruar” dhe vërtetë disa gjëra në jetë duket sikur nuk mundemi t’i përcaktojmë.

E çuditshme më tepër sesa gjërat që nuk kontrollojmë dot ne njerëzit është e pazakonta se si gjërat lidhen në koincidençë në kohën dhe momentin e duhur.

Të dielën që lam pas, shqiptarët përcollën një lajm shumë të hidhur siç ishte largimi nga jeta i gazetares Adelajda Xhamani, lajm i cili ende nuk besohet nga shumë njerëz e me të drejtë. Por sërish mbrëmjen e të dielës, Fifi prezantoi këngën e saj ‘Zhurmë’ në ‘Kënga Magjike’ dhe teksti ishte shumë prekës. Bëhej fjalë për një dashuri të madhe, e cila nuk përfundoi dhe vargu i Fifit “Çka nëse një ditë vdes unë e më nuk frymoj, brenda teje a do jetoj?” u duk se u kthye në simfoninë e situatës së trishtë që po jetonin të afërmit, miqtë e Adelës e sidomos ish i dashuri i saj Bjordi i cili reagoi edhe me anë të statusve për këtë ditë ka të vështirë që kaloi.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Vetëm vitin e kaluar kur Arilena pati kulmin e saj në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Nëntori’ të cilin ajo e përshkruante si një muaj shumë të trishtë që i mori një person shumë të dashur, këngëtari Ergi Dini ndërroi jetën fatkeqsisht në një aksident me motorr duke lënë në dhembje të thellë shumë njerëz.

Pas largimit të Ergit nga jeta, edhe vetë kënga ‘Nëntori’ mori një tjetër konotacion e dukej sikur për habi të të gjithëve teksti i përshtatej shumë nëntorit të Ergit, i cili u largua aq shumë para kohe.

Ndërkohë po të kthehemi disa vite më parë në kohë, në vitin 2012 kur Rona Nishliu mori pjesë në Eurovizion për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion, kënga e saj ‘Suus’ dhe fragmenti ‘më lini të qaj’ bëri shumë sens dhe preku shumë zemra duke qenë se po atë ditë, një fatkeqsi ndodhi në Sarandë ku një autobus i mbushur me pasagjerë studentë u përplas duke lënë pa jetë disa prej tyre. Në Shqipëri ishte shpallur zi kombëtare ndërkohë që edhe vetë Rona teksa këndonte ishte e prekur nga tragjedia të cilën e kujtoi në fund të këngës.

Sigurisht gjatë gjithë këtyre viteve mund të ketë pasur edhe raste të tjera, megjithatë këto 3 momente duket se kanë shënjuar duke na bërë vërtetë konfuzë se si disa gjëra lidhen pakuptimshërisht, por lënë gjurmën e tyre. E në fund të fundit, ndonëse flasin për dhembje të mëdha, duket se brenda muzikës disa situata zbuten dhe na bëjnë më mirë për shpirtin, shkruan Blitz.

Fifi, Arilena, apo Rona me shumë mundësi mund të kenë ndjerë peshë më të madhe teksa kanë kënduar, nga vetë gjendja që është krijuar, ama këngët e tyre kanë folur më shumë seç mund të flisnin fjalët, e janë kthyer në një pikë shumë të fortë mbështetjeje për të gjithë duke dhënë në fund mesazhin më të bukur, atë të muzikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të dobësohesh me çaj shafrani
Previous article Pas puthjes pasionante të bashkëshortit reagon ashpër Almeda Abazi

Ina.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT