• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PROTESTAVE/ Kurti u bën thirrje serbëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë: Beogradit nuk i interesojnë të drejtat dhe…
Home
Rajon

PAS PROTESTAVE/ Kurti u bën thirrje serbëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë: Beogradit nuk i interesojnë të drejtat dhe…

25 March, 2022 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, të ruajnë qetësinë dhe të “besojnë më shumë te Qeveria e Kosovës”.

Përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, të postuar në rrjetet sociale, Kurti falënderoi qytetarët serbë që protestuan, “në mënyrë paqësore” më 25 mars në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.

Por, Kurti i paralajmëroi qytetarët serbë që të mos ndikohen nga autoritetet në Serbi.

“Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen të destabilizojnë Kosovën për qëllimet e tyre zgjedhore, e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe. Prandaj qytetarë të dashur, ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Më 25 mars, në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut, serbët protestuan kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, në territorin e Kosovës.

Po ashtu, partia kryesore e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, bëri të ditur se kjo parti dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e kanë pezulluar punën në institucionet e Kosovës, derisa të kthehet në postin e saj Lilana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Stevanoviq u suspendua pasi mori pjesë në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që u mbajt në Beograd më 22 mars.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Stevanoviç është suspenduar me urdhër të Kurtit. Por, në video-mesazhin e publikuar, Kurti tha se këtë lajm e ka marrë vesh nga mediat.

“Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar”, tha Kurti.

Më 22 mars, Vuçiç u takua në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, të caktuara më 3 prill.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Serbia që t’i drejtohet me kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit, por Beogradi nuk ka pranuar./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Udhëtim në Kievin e shkatërruar nga bombardimet e Rusisë (PAMJET)
Previous article ÇMIMET E NAFTËS RRITEN SËRISH/ Ja sa lekë arrin për një litër

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT