• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇMIMET E NAFTËS RRITEN SËRISH/ Ja sa lekë arrin për një litër
Home
Ekonomi

ÇMIMET E NAFTËS RRITEN SËRISH/ Ja sa lekë arrin për një litër

25 March, 2022 s.autor Ekonomi

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që janë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar. Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh. Sipas burimeve nga tregut, çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Për benzinën, çmimi  pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Ndryshon formula e llogaritjes, njihen më shumë shpenzime fikse

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Sipas metodologjisë së deritanishme, Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, në diskrecion të tij, çmimin tavan për shitjen për gazoilin, benzinën dhe gazin e lëngshëm të naftës, sipas metodologjisë së mëposhtme:

  1. a) Çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit, në kushtet CIF Med, për gazoilin, e standardit SSH EN 590 2018, benzinën e standardit SSH EN 228 2018 dhe gazin e lëngshëm të naftës përkatësisht propan, butan dhe përzierjen e tyre;
  2. b) Çmimit të përcaktuar në shkronjën “a”, të këtij neni, i shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton;
  3. c) Për shoqëritë e tregtimit me shumicë lejohet një shtesë jo më shumë se 1 % mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi;

ç)Për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë jo më shumë se 5% mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

Tashmë ka ndryshuar pika ç, dhe operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se deri tani kompanive u ishte imponuar një formulë që ishte me humbje. Pasi u rakordua me kompanitë për shpenzimet sipas kontabilitetit për shpenzimet operative,  bordi pranoj qe formula e aplikuar ishte gabim. Sipas Shoqatës gjatë kësaj kohë mbi 100 pika karburanti u mbyllën për shkak të pamundësisë për të mbuluar shpenzimet.

https://www.monitor.al/bordi-publikon-cmimet-e-reja-te-naftes-operatoret-tregojne-kostot-me-te-larta/

Luhatjet e çmimeve

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Bordi e uli fillimisht çmimin deri në 203 lekë për litër, pasi në bursa zbriti nën 100 dollarë për fuçi. Por, më pas nafta u rrit sërish në bursa dhe aktualisht luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.

GRAFIKU: Nafta në bursa 6 muajt e fundit (USD/fuçi)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PROTESTAVE/ Kurti u bën thirrje serbëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë: Beogradit nuk i interesojnë të drejtat dhe…
Previous article SULMET RUSE/ Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së: Nuk ka pasur asnjë rotacion të stafit në centralin bërthamor të Çernobilit...

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT