• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS POLEMIKAVE FETARE/ Turqia gjobit serialin e njohur televiziv
Home
Botë

PAS POLEMIKAVE FETARE/ Turqia gjobit serialin e njohur televiziv

28 December, 2023 s.autor Botë

Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë për dy javë transmetimin e serialit të njohur televiziv në Turqi “Kizil Goncalar” pasi u konsiderua se ishte kundër “vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shoqërisë”, tha një anëtar bordi.

Ilhan Tasci, një anëtar i bordit të RTUK që përfaqëson opozitën kryesore, tha në platformën e mediave sociale X se rregullatori kishte vendosur gjithashtu një gjobë administrative prej 3 për qind ndaj transmetuesit Fox TV, në pronësi të kompanisë Walt Disney.

“Kizil Goncalar”, i cili pasqyron ndarjen midis segmenteve fetare dhe laike të shoqërisë, u përball me reagime të menjëhershme pasi u transmetua për herë të parë më 18 dhjetor, edhe pse dy episodet e tij të para kryesuan listat e vlerësimeve dhe patën më shumë se 10 milionë shikime në YouTube.

RTUK shpesh ka penalizuar shfaqjet të cilat i ka etiketuar si shkelje të vlerave morale të Turqisë, strukturës së familjes ose çështje të tjera që i konsideron si joetike, përkatësisht të drejtat e LGBTQ+.

Në shumë raste RTUK është kritikuar për frenimin e lirive.

Producenti Faruk Turgut tha se seriali pasqyronte realitetin sociologjik të Turqisë, duke portretizuar përplasjen midis segmenteve laike dhe fetare të shoqërisë.

“Unë po përpiqem të mbaj një pasqyrë mbi realitetet e shoqërisë turke. Realitetet duhet të diskutohen, ne nuk mund të përparojmë duke i injoruar ato,” tha Turgut sipas të përditshmes Hurriyet.

“Na shpallën luftë, por ne do të luftojmë deri në fund”, tha ai.

Ebubekir Sahin, kryetar i RTUK-së dhe anëtar i partisë në pushtet të presidentit Tajip Erdogan, AK shkroi në X se shikuesit e indinjuar kishin bërë thirrje për anulimin e shfaqjes dhe se posterët e tij të vendosur nëpër Stamboll ishin vandalizuar me ngjyrë të zezë.

Mediat pro-qeveritare e akuzuan shfaqjen si islamofobike. Vëllazëria Ismailaga, një sekt i shquar fetar në Turqi, e kritikoi ashpër serialin.

“Prodhimet në mediat e sotme që synojnë fenë tonë dhe individët e devotshëm duke synuar të denigrojnë emrat e Allahut, librin tonë fisnik Kuranin janë absolutisht të papranueshme,” tha sekti në X./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TË PËRGATITEMI PËR LUFTË"/ Kreu i ushtrisë holandeze paralajmëron: Rusia po forcohet, gjërat mund të shkojnë keq
Previous article SKUADRA E POLICISË SHQIPTARE DREJT MAROKUT/ Vrasësi portugez i Ardian Nikulajt do ekstradohet

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT