Nje dite pasi Ministria e Brendshme, paralajmeroi ndeshkim per ata qe importojne dhe tregtojne mjete piroteknike, si mase pas asaj qe ndodhi me efektiven Ina Nuka, ku nga shperthimi i kapsolles qe i hodhen ne protesten para Kuvendit, iu keputen disa gishta, policia nis aksionin.
Sot eshte ushtruar kontroll ne dyqane dhe tregje që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike dhe jane referuar materialet ne prokurori per dy persona, pronare biznesesh.
Njoftimi
Konstatohen dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen produkte piroteknike.
Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:
– Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.
Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.
– D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.
Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.





